30.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Vlore: Policia ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe ka proçeduar në gjëndje të lirë 3 të tjerë.

Vijon puna e Policisë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Policia ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe ka proçeduar në gjëndje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Sepecialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë , arrestuan shtetasin Xh.Xh., 37 vjeç, banues në lagjen 24 Maj, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu në ambjentet e Komisariatit të Policisë Vlorë shtetasi Xh.Xh., ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë së rendit gjatë ushtrimit të detyrës.
……….
•E. Dh., 39 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi, në fshatin Roms, Selenicë, në automjetin në pronësin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis dhe një fenelinë si ajo që përdoret nga Policia e Shtetit.
……….
Specialistet e Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin N.E., 19 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi në dt.16.10.2020, në aksin rrugor në fshatin Plasë, Vlorë, është konstatuar duke drejtuar automjetin e markës “Volksëagen”, pa leje drejtimi.
……….
U proçedua në gjëndje te lirë shtetasi A.Gj., 29 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit personal i është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit Canabis Sattiva.
……….
U proçeduan në gjëndje të lirë shtetasit N. M., 17 vjeç dhe M.P., 15 vjeç, banues në Ksamil, sepse në datë 14.10.2020, në lagjen nr.1 Ksamil , për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shetetasin O.K., 16 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...