1.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

“Premtimin që ja u dhash, e majta. UNË, U KTHEVA”/ Aktorja nga Kosova, Adriana Matoshi flet pas operacionit për tumorin në tru

Adriana Matoshi iu nënshtrua një javë më parë një operacioni për heqjen e tumorit në tru.

Operacioni fatmirësisht rezultoi i suksesshëm dhe aktorja nga Kosova, Adriana Matoshi nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ka falënderuar të afërmit, familjarët, qytetarët të cilët u bënë bashkë duke e mbështetur pas lajmit se do të operohej nga tumori.

Pas operacionit, Adriana nuk foli për gjendjen e saj shëndetësore dhe shprehet mirënjohëse për mbështetjen e jashtëzakonshme që ka marrë nga të gjithë njerëzit.

Ndërsa apelon që njerëzit ta vlerësojnë jetën dhe ta gëzojnë atë edhe në ditët më të rëndomta apo të vështira, Matoshi shkruan se e mbajti premtimin e dhënë se do të arrinte ta mposhte edhe njëherë këtë sëmundje.

Postimi i aktores
Gjithmonë e kom ditë që jemi popull i bashkum, popull që e zgjasim dorën kur duhet, po asniher nuk kisha besu sa shumë ndikojnë psiqikisht edhe shpirtnisht krejt ato thirrje, mesazhe, komente e dedikime pafund që i lexojsha gjithandej.

 

Forca nuk u reflektu veç te unë, po te krejt njerzt me t’cilët jom e lidhun shpirtnisht. Ju i keni bo edhe ata me besu n’lutjet tuaja.

Gjithmonë problemet kom dashtë me i majt mrena vetës mos me shqetsu asni person, e nuk e kisha ditë sa e nevojshme osht dashnia e përkrahja n’ditë qaq t’fshtira.

Ecja/marshimi n’sheshin e Prishtinës u kon për mu e papritshme. Jo pse kom dyshu n’dashninë e njerzve t’mi, po n’temperatura qaq t’ulëta, i pashë të mbledhun shoqni, kolegë e qytetarë të cilët ma dhan forcën ma t’madhe ndërkohë që unë isha duke i’u nënshtru krejt analizave e kontrollave para operimit.

Marshet e tilla duhet me u organizu e me ju dediku krejt atyne fmive, grave e burrave që luftojnë e na nuk e dijmë nëpër çka po kalojnë. Besomni nuk ja u njihni as dhimtën, as stresin, e as ngarkesën e kostos që e ka mjekimi për kto smundje kaq t’rona.

Mos pritni veç ditëlindje, Bajram, Vit t’Ri, Kërshëndella e Pashkë për me u dashtë. Gzojeni jetën edhe ditve t’rëndomta. Gjejeni motivin e pozitivitetin çdo ditë që e gzoni shëndetin.

Rrini afër atyne qe kanë nevojë, motivoni për jetë, kujtojani arsyjet pse i duhen botës, pse duhen me luftu fort. Tregoni që jeta gjithmonë i sprovon ushtarët ma t’fortë.

Dr. Mentor Petrela njihet n’botë si doktor i mrekullive. Unë pata fatin me u operu prej tij, bashkë me stafin e tij fantastik, me infermieret ma t’mira të mundshme.

Gjeneratat e reja të doktorve e infermierve nuk duhemi me i lon me ik prej ktu. Nuk i kanë njerëzit krejt kushtet me u mjeku jashtë vendit, e na duhemi me investu n’kto gjeneratat e reja, se besoj që edhe për ta ma i vlefshëm osht kontributi i tyne n’vend t’vetin.

Largojeni urrejtjen.

Ushqejeni shpirtin me dashni

Reflektoni pozitivitet.

Nisjani ditës tu e dashtë vetën se veç qashtu jeta juj ka me pas kuptim.

Kush mbjellë urrejtje, mos t’pret me korrë dashni.

Duajeni FAMILJEN por kurrë anash mos e leni SHOQNINË, se shoqnia osht njo prej pasunive ma t’mdhaja që Zoti ju bekon, qashtu si mu.

Shoqnia në krejt rastet e f’shtira osht aty për ty, saher doni me i mshefë problemet e mdhaja prej shpisë, shoqnia osht aty me t’ngu e kshillu çka me bo, qysh me ja dalë…

Fuqia e Zotit , lutjet e juja, përkushtimi i mjekve, m’rikthyn prap n’jetë.

Kurrë ma e përmbushun shpirtnisht nuk jom kon.

Po ju falenderoj shumë krejt juve që m’keni shkrujt prej momentit që e kom publiku lajmin. Ma boni hallall që nuk kom mrri as me i lexu ato mija mesazhe që hala nuk po ndalen. Për momentin jom tu qëndru larg telefonit si rekomandim i mjekut për pushim dhe qetësi apsolute.

Premtimin që ja u dhash, e majta.

UNË, U KTHEVA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT