17.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

PD sot e ndarë në dy pjesë/ Berisha në përkujtim të Azem Hajdari, Basha në kujtim të studentve

Kryetari i Partisë Demokratike , Lulzim Basha ndjek çdo lëvizje që bën ish-kryeministri, Sali Berisha, tashmë kundërshtari i hapur brenda Selisë Blu.

Dita e Rinisë e ka gjetur Partinë Demokratike të përçarë në dy kampe, pasi Basha ditën e sotme zhvilloi një ceremoni përkujtimore me studentët të viteve 90′. Kurse Sali Berisha bëri homazhe në monumentin e Azem Hajdarit.

Lulzim Basha mesa duket e ka mendjen tek Sali Berisha pasi është shfaqur duke ndjekur fjalimin e ish-kryeministrit Berisha në “Facebook”

FJALA E BERISHËS:

Lëvizja e Dhjetorit që drejtohej nga Azem Hajdari, djali zemërluan, ndau historinë dhe epokat, shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot ne mblidhemi, këtu në këtë shesh, ku dhe filloi revolucioni paqësor më i madh, në historinë e kombit shqiptar, revolucion paqësor që do të sillte vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, dhe përmbysjen e diktaturës më moniste të Europës.

Në këtë kontekst, ata që nisën këtë revolucion, Azem Hajdari që i priu atij, firmosën në historinë e kombit, një prej faqeve më të ndritura. Studentët, të cilët iu prinë shqiptarëve, u quajtën ëngjëjt e demokracisë. Ato u përballën ato ditë me një betejë që ngjason me atë të Davidit dhe Golias, me vendosmërinë e tyre të hekurt, guximin e tyre të jashtëzakonshëm, studentët të mbështetur nga pedagogët dhe qytetarët e Tiranës, ia dolën të rrëzonin diktaturën komuniste.

PD dorëzoi pushtetin me zgjedhje në vitin 2013, në pushtet erdhën bijtë e atyre që u përmbysën me votë në 22 Mars të vitit 1992, erdhi Edi Rama, i cili në dhjetor të ’90 sapo filloi lëvizja studentore ia mbathi në Korfuz, dhe u kthye pasi përfundoi çdo gjë.

Në këto 8 vite, ai me lidhjet e tmerrshme me krimin, çbëri në mënyrë kriminale arritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve. Në këto 8 vite PD, demokratët, derdhën lumenj djerse, sakrificash të jashtëzakonshme, por mjerisht kaluan nga një humbje në një humbje tjetër, për shkak të njeriut i cili pas 8 vitesh as më pak dhe as më shumë se peng kryetari, ose Lulzim Boshi.

Sot vimë në një dhjetor të ri, të idealeve të larta, të rithemelojmë partinë e vitit ’90, të botës së lirë. Vimë më të vendosur se kurrë se ashtu siç përmbysëm diktaturën hoxhiste, të çmontojmë narkoshtetin e Kristaq Ramës dhe pengun e tij Basha. Të rikthejmë vlerat konservatore dhe dinjitetin njerëzor.

Bashkëpunimi dinjitoz me vendet e mëdha, SHBA E BE .

11 dhjetori është ditë e madhe e atyre që themeluan PD-në, e atyre që bënë pluralizmin,u ngritën si feniksi për demokracinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...