19.9 C
Tiranë
Thursday, July 9, 2026

Shkrkohet Luan Daci: “Ishte vendim me porosi, janë shkelur dy Kushtetuta, do ta çoj në Strasburg”

Gjyqtari i shkarkuar i KPA-së, Luan Daci, ka shpërthyer pas vendimit të dhënë paraditen e sotme, të shkarkimit të tij nga detyra, pas një dënimi të formës së prerë për falsifikim dokumentesh nga GJKKO.

Teksa po fliste për mediat jashtë ambienteve të KPA-së, Daci, dikur anëtar i kësaj trupe gjykuese, tha se vendimi i dhënë ndaj tij ishte me porosi, dhe janë shkelur hapur dy kushtetuta.

Daci paralajmëroi që do të ndjekë të gjitha hapat ligjore për apelimin e vendimit, përfshirë edhe Gjykatën e Strasburgut.

“Shkelet Kushtetuta dhe ne kalojmë në statutin e magjistratëve. Kushtetuta është aneks, nuk do të prishet asnjë vendim në Strasburg dhe Luan Daci do ti fitojë të gjitha të drejtat. Patjetër që do ti drejtohem Strasburgut, këtu është bërë rregull shkelja e të drejtave.

Detyrën bëjeni kështu, janë shkelur dy kushtetuta dhe kjo është shumë e rëndë, që ta shkelë një dhomë gjykimi e nivelit të lartë. Janë shkelur dy kushtetuta këtë mbajeni mend, ishte një vendim i dhënë me porosi”, u shpreh Daci për mediat pas seancës.

Gjatë leximit të vendimit KPA tha: Natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes disiplinore klasifikohet ndër më të rëndat dhe e bën të papërshtatshëm për kryerjen e detyrës së gjyqtarit të këtijinstitucioni. Ndaj Kolegji vendosi shkarkimin e Dacit nga detyra.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK e akuzoi Luan Dacin se ka falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për pozicionin e tij, përmes paraqitjes së rrethanave të rreme nëpërmjet mosdeklarimit të një mase disiplinore për largim nga puna të vitit 1997.

Kjo akuzë u pranua edhe nga GJKKO, duke e dënuar Dacin me 6 muaj heqje lirie. Edhe pse i dënuar, Daci vijoi për disa muaj punën si anëtar i KPA.

Ajo që vihet në pikëpyetje pas këtij vendimi ndaj Dacit, është vlefshmëria e proceseve të Vetingut ku ai ka qenë vendimmarrës. A ju lind prokurorëve apo gjyqtarëve të shkarkuar, që tashmë të kërkojnë rihapjen e dosjeve të tyre, sa kohë që Daci vetë është shkarkuar nga radhët e KPA-së?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Basti i Fundit” në Fushë-Krujë/ Arrestohet polici, dyshohet për organizim lojërash fati të...

0
Një punonjës policie dhe dy persona të tjerë janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, pas një hetimi...

Zjarr i madh në Porto Palermo, zjarrfikësit ndërhyjnë për izolimin e flakëve

0
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e djeshme zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse...

Gjykata e Posaçme lë në burg Emiljan Burbën/ SPAK: Dyshohet se drejtonte grup kriminal...

0
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Emiljan Burbën, i arrestuar pas hetimeve...

Veliaj kërkon përshpejtimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë/ Avokati Ndreca: Vonesat cenojnë mandatin...

0
Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes së tij, pas zbardhjes...

E kërkuar nga Interpoli për atentatin me bombë në Monako, gjendet e vrarë në...

0
Një grua ukrainase, e shpallur në kërkim ndërkombëtar si e dyshuar për një atentat me bombë në Monako, është gjetur e pajetë pranë kryeqytetit...