26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Deputetja Jorida Tabaku, kundër kandidaturës së Denar Bibës për të marrë drejtimin e Autoritetit të Konkurrencës/ “Qeveria po i var mëlçitë në qafë ujkut”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka shprehur votën kundër kandidaturës së Denar Bibës për të marrë drejtimin e Autoritetit të Konkurrencës.

Nga foltorja e Kuvendit, ajo shprehet se me miratimin e tij, finalizohet dhe procesi i kapjes së institucioneve.

Deputetja demokrate ka akuzuar Denar Bibën se ka shkuar deri në Strasburg dhe u ka bërë shantazh gjyqtarëve lidhur me ligjin e pronave të Shqipërisë.

Duke e konsideruar si një akt të paprecedent, Jorida Tabaku deklaroi se zgjedhja e Denar Bibës nuk është një çudi pasi kjo është mënyra se si ka funksionuar qeveria shqiptare në këto 8 vite.

“Dua të ndalem në dy momente kryesore. Autoriteti i Konkurrencës është institucioni kryesor për mbrojtjen e konkurrencës në treg. Ky institucion ka dështuar. Ne në komision presim kryetaren e Autoritetit të konkurrencës dhe sot e dy muaj është ende e infektuar me koronavirus. Nuk kemi asnjë vendim në të mirë të qytetarëve për rritjen e çmimeve të ushqimit. Në rolin e këtij institucioni, sot në Ditën e Luftës kundër Korrupsionit, Kuvendi do të miratojë zotin Denar Bibën. Unë nuk e njoh fare zotin Denar Biba dhe nuk e kam takuar asnjëherë. Por unë di pozicionin e tij që shkoi në Strasburg për t’i bërë shantazh gjykatësve për të mbrojtur ligjin antikushtetues të pronave në Shqipëri. Di raportet ndërkombëtare të BE, Gjykatës së Auditit, Departamentit të Shtetit që sot sektori më i korruptuar ai i Prokurimeve Publike. Atij i kanë kërkuar të bëjë diçka dhe ai e ka bërë. Sot qeveria po i var mëlçitë në qafë ujkut.

“Është një vend që kishte ngelur i vetmi ku kishte një përfaqësi opozita. Nuk ka në asnjë institucion tjetër dhe këtë vend na e zunë. Sot me plot gojën, përveç kapjes së sistemit të drejtësisë, ku në organet e vetingut janë familjarë ministrash, po kalojmë në një nivel ku dhe një vend që kishim në Autoritetin e Konkurrencës, na e morën. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, ne jemi akoma opozitë, është fatkeqësi për shqiptarët. Na kanë votuar 600 mijë qytetarë, dhe ata e meritojnë që të kemi një pozicion.

Me pozicionin e Denar Bibës, përfundojmë procesin e kapjes përfundimtare të institucioneve shtetërore. Për mua, kjo është e paprecedentë, që opozita të mos ketë pasur asnjë përfaqësi. Por nuk është çudi se si ka funksionuar kjo qeveri gjatë këtyre 8 viteve. Në emër të PD, deklaroj votën kundër për pozicionin që do të zërë zoti Denar Biba. Kisha shpresuar që të mos na sfidonit me këto vendime” tha Tabaku.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...