25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Escobar pas takimit me kreun e PD: “Që ta luftojmë korrupsionin dhe ta kthejmë në realitet duhet të kemi bashkëpunimin e institucioneve shqiptare”

Zyrtari i Lartë, Gabriel Escobar, në vizitën parë e tij në Shqipëri, ishte i shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, gjatë vizitës së

Kjo vizitë ka ardhur vetëm dy ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, i cili është shpallur non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Vizita e parë e tij në Shqipëri nisi me krydemokratin Basha, ku ai theksoi se “jam shumë i kënaqur që jemi pjesë e saj, përfshirë dhe pikën tonë të fortë kundër korrupsionit dhe sanksioneve”.

Pas një takimi 60 minutësh në zyrën e Lulzim Bashës, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dha dy mesazhe shkurt për mediat; institucionet shqiptare duhet të jenë ato që luftojnë korrupsionin dhe se kreun e PD-së e pret në SHBA.

Sa i përket korrupsionit Escobar tha se do të ketë angazhim të vazhdueshëm për ta kthyer në realitet.

Ndihem i lumtur që u takova me opozitën, ku shprehën angazhimin për NATO-n dhe integrimin evropian, si dhe luftën kundër korrupsionit”,

Që ta luftojmë korrupsionin dhe ta kthejmë në realitet duhet të kemi bashkëpunimin e institucioneve shqiptare.

Në përfundim të fjalës, ai bëri me dije se mes tij dhe kryedemokratit do të zhvillohet një takim tjetër në Washington.

Pres të zhvilloj të tjera bisedime pasdite dhe të vazhdoj raportin me Partinë Demokratike. Do të shoh zotin Basha në Ëashington sa më shpejt të ketë mundësi”, tha Escobar.

Ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha tha për mediat se gjatë takimit u diskutua edhe për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“ Padiskutim që çështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve “non grata”, ishin pjesë e diskutimit ndërsa sa i përket çështjeve që i takojnë vendimeve të Departamentit të Shtetit jam i bindur që do të keni mundësinë të dëgjoni drejtpërsëdrejti nga Escobar qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit”, tha Basha.

I pyetur nëse planifikon ndonjë udhëtim në Ëashington pasi mori edhe një ftesë nga Escobar, Basha u përgjigj:  “Është një ftesë e përsëritur dhe e mirëpres me kënaqësi dhe padiksutim po planifikoj një vizitë në Ëashington në mënyrë që të shtyjmë përpara jo vetëm objektivat politike të Partisë Demokratike, por atë që është sot agjenda e çdo familje shqiptare, dalja nga kjo gjendje pezullie, dëshpërimi, plogështie që ka shkaktuar 25 prilli dhe ecjen përpara të Shqipërisë me reformat politike, me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe me procesin e integrimit europian të Shqipërisë që garancitë janë spirancat e mirëqenies ekonomike dhe punësimit. Dy objektivave kryesore të shqiptarëve, dy objektivave kryesore të Partisë Demokratike”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...