4.5 C
Tiranë
Wednesday, March 25, 2026
spot_img

Meta i ktheu ligjin për “Bashkëqeverisje”, Rama i përgjigjet “ :Ligji do të kalojë në Kuvend ashtu siç është pa bërë asnjë ndryshim”

ryeministri Edi Rama i është përgjigjur “dhëmbë për dhëmbë” presidentit Ilir Meta i cili 10 ditë më parë ktheu për shqyrtim ligjin për “Bashkëqeverisjen”.

Nga Shkodra, Rama tha se ky ligj do të kalojë në Kuvend ashtu siç është pa bërë asnjë ndryshim.

Edi Rama:
“Nëse deri dje lëvizja dhe spostimi i pengesave ishte çështje e të ardhmes kjo sot është çështje e të tashmes. Sot kemi 95% të shërbimeve që shteti kryen për qytetarët që i drejtohen zyrave të shtetit për një dokument të caktuar që janë në kompjuter apo telefon. 95% të shërbimeve të të gjitha llojeve dhe të gjitha kategoritë. Vetëm 5% e shërbimeve nuk janë të disponueshme online sepse lidhen me prezencën e qytetarit.

Është një vendim i fortë por i pashmangshëm për të orientuar qytetarët në sistemin e ri të shërbimeve duke u hequr nga kurrizi, barrën e humbjes së kohës dhe torturave që i dinë të gjithë. Sportelet do mbyllen dhe nuk do ketë më asnjë zyrë për të trokitur fizikisht. Askush nuk do ia hedhë dot fajin tjetrit. Asnjë qytetar nuk do ankohet në mënyrë të përgjithshme që duhet me paguar lekë sepse nuk të japin asnjë letër. Këtu është një pikë e madhe kthese edhe kundër korrupsionit në administratë.

Përveç kësaj, pra njëri aspekt është aspekti i shërbimeve që jepen drejtpërdrejtë nga platforma E-Albania. Është edhe ligji i ri i cili për arsye të mosarsyes të zotit presidentit është kthyer në parlament por do të kalojë njësoj si është. Dhe e kthen bashkëqeverisjes në një mekanizëm ligjor. Kur qytetari aplikon për shërbim dhe shërbimi nuk i jepet në kohë sipas afatit ligjor, qytetarit i lind e drejta të drejtohet në platformën “Shqipëriaqëduam.al” dhe duke denoncuar faktin”, tha Rama

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Fier–Lushnjë/ Përplasen “Benz”-i dhe kamionçina, dy të lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Lushnjë, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë...

“Nafta 217 lekë/litër”/ Shoqatat e transportit paralajmërojnë: Nga e hëna reduktojmë 30% të autobusëve

0
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë reaguar publikisht për rritjen e çmimit të karburantit, duke paralajmëruar pasoja...

“E keni frikë Selinën”/ Arbër Hajdari përplaset me Rogerti në ‘Big Brother VIP Albania’

0
Debate të forta janë regjistruar gjatë prime-t të kësaj të marte në spektaklin ‘Big Brother VIP Albania’, ku opinionisti Arbër Hajdari është përplasur me...

“Nafta 2.4 euro, Rama bën propagandë”/ Luçiano Boçi: Rritja e çmimeve po përdoret për...

0
Rritja e menjëhershme e çmimit të karburanteve ka vënë në vështirësi ekonomike qytetarët shqiptarë, ndërsa opozita akuzon qeverinë për mosveprim dhe tolerim të spekulimit...

Tragjedia në Kuman/ Banorët:”Gruaja ishte shtëpiake, nuk dilte nga shtëpia“

0
Banorët e fshatit Kuman janë shprehur të tronditur pas ngjarjes së rëndë, ku një 80-vjeçar qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij dhe më pas...