20 C
Tiranë
Thursday, July 9, 2026

Rama flet nga Shkodra për “Bashkqeverisja”/ Shqipëria e re është ajo e dixhitalizimit të shërbimeve dhe për çdo vonesë në përgjigjie, do të paguajnë financiarisht punonjësit

Kryeministri Rama sot në takimin e dytë sensibilizues për “Bashkëqeverisjen” deklaroi nga Shkodra se Kadastra do të mbyllet si sportel dhe secili që aplikon për titull pronësie do e marrë atë online.

Ai tha se Shqipëria e re është ajo e dixhitalizimit të shërbimeve dhe për çdo vonesë në përgjigjie, do të paguajnë financiarisht punonjësit.

Rama: Kadastra do mbyllet si sportel për të aplikuar. Nëse sot ti aplikon për të marrë një titull pronesie, përgjigjien për titullin e pronësisë nuk e merr dot online por fizikisht.

I kemi dhënë një shtysë të re dhe fond për dixhitalizimin e kadastrës, titulli i pronësisë të vijë në kompjuter brenda 1 minute. Bëhen pagesat dhe mbaron filmi. Por në këtë fazë që jemi lehtësisht aplikon online dhe nuk janë të nevojshme sportelet. Keni në dispozicion një Shqipëri të re sa i takon shërbimit ndaj jush, çdo vonesë në përgjigjien ndaj jush do dënohet financiarisht.

Për të marrë një dokument duhet të bësh 7 8 radha, kjo nuk do ekzistojë me dhe për të gjitha letrat e aplikimit me kete sistem do kete pergjigjie te menjehershme.

POSTIMI NE FACEBOOK:


Shkodër, Bashkëqeverisja si Ligj i Ri – Takimi i dytë sensibilizues për Bashkëqeverisjen si mekanizëm i ri detyrues ligjor, për ta çliruar qytetarin nga pesha e administratës, duke i dhënë akses të plotë në shërbimet administrative përmes smartfonit apo kompjuterit dhe duke e përballur administratën me pasojat e çdo vonese në shërbimin ndaj qytetarit✍️

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Basti i Fundit” në Fushë-Krujë/ Arrestohet polici, dyshohet për organizim lojërash fati të...

0
Një punonjës policie dhe dy persona të tjerë janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, pas një hetimi...

Zjarr i madh në Porto Palermo, zjarrfikësit ndërhyjnë për izolimin e flakëve

0
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e djeshme zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse...

Gjykata e Posaçme lë në burg Emiljan Burbën/ SPAK: Dyshohet se drejtonte grup kriminal...

0
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Emiljan Burbën, i arrestuar pas hetimeve...

Veliaj kërkon përshpejtimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë/ Avokati Ndreca: Vonesat cenojnë mandatin...

0
Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes së tij, pas zbardhjes...

E kërkuar nga Interpoli për atentatin me bombë në Monako, gjendet e vrarë në...

0
Një grua ukrainase, e shpallur në kërkim ndërkombëtar si e dyshuar për një atentat me bombë në Monako, është gjetur e pajetë pranë kryeqytetit...