në konferencën e përbashkët me Policinë e Shtetit për luftën kundër kultivimit të kanabisit, kreu i operacionit në Guardia di Finanza, Giuseppe Arbore, ka publikuar shifrat konkrete të monitorimit nga ana e institucionit që ai drejton në territorin shqipar, teksa bëri me dije se gjatë vitit 2021 është kontrolluar 22.6% e të gjithë territorit shqiptar. Sipas tij, përqindja e territorit të kaluar në skaner është shumë më e lartë në rast se hiqen zonat e urbanizuara, duke shtuar se janë kontrolluar thuajse gjithë zonat ku dyshohej se mund të mbillej lëndë narkotike. Ai shtoi se janë identifikuar 1119 plantacione me kanabis si dhe janë asgjësuar 92 mijë bimë si dhe shumë grupe kriminale janë kapur në flagrancë.
“Duhet të arrijmë në çdo zonë dhe të identifikojmë plantacionet. Kemi programuar edhe periudhën e mbikëqyrjes nga ajri. Duhet ta shtyjmë deri në muajin tetor, pasi po përdoren edhe bimë apo fara të ndryshme që quhen të vonuara. Mund të rriten edhe gjatë muajit tetor. Në 2021 është mbikëqyrur nga ajri 22.6% e të gjithë territorit shqiptar. Kjo është shumë më e lartë nëse përjashtojmë ato zona të urbanizuara, dhe mund të them se thuajse i gjithë territori që përdoret për mbjelljen e kanabisit, është kaluar në skaner. Në 2021 ishin 70 fluturime mbikëqyrje nga ajri dhe kemi identifikuar 1119 plantacione me kanabis plantacione. Këto rezultatet vënë në pah faktin e rëndësisë së saj veprimtare kundrejt veprimtarive kriminale. Ne përballemi edhe me një evolucion të kësaj veprimtarie kriminale dhe ne duhet të përshtatim aftësitë tona”, tha ndër të tjera në fjalën e tij në këtë konferencë Giuseppe Arbore.
Lufta kundër kanabisit, kreu i Guardia di Finanza: Identifikuam 1119 plantacione
POSTIMET E FUNDIT
Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026
♈ Dashi
Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...
Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...
Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...
Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...
Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë.
Sipas informacioneve paraprake,...





