11.5 C
Tiranë
Saturday, November 30, 2024
spot_img

Zbardhet skema e tjetërsimit të pronave në bregdet/ Falsifikuan dokumentet për përfitim tokash, arrestohen 7 persona, 3 në kërkim

Është finalizuar operacioni ‘Himara’ kundër veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve në bregdetin e Himarës.

Pas një hetimi disa mujor u ekzekutuan masat e sigurisë për veprat penale “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 6 persona dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim

NJOFTIMI

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar me shkresën nr.3296 prot. datë 10.08.2021. të Bashkisë Himarë, ka rregjistruar procedimin penal nr.1341/2021 për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal.

Në fazën e hetimit paraprak të këtij procedimi penal, ka rezultuar se prej shtetasëve në hetim janë falsifikuar A.M.T.P për qytetin e Himarës, fshatrat Dhërmi e Gjilekë, të cilat në zbatim të ligjit nr.9948, datë 7.7.2008. “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” të ndryshuar, si dhe V.K.M.-së nr.338/2015. duhet të miratoheshin me vendim të Këshillit Bashkiak Himarë.

Konkretisht rezulton se janë falsifikuar :A.M.T.P. për pasuri me sipërfaqe prej 4.400 m² e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi, në emër të V.S; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 1800 m² e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi  në emër të V.S.; A.M.T.P për pasurinë me sipërfaqe prej 1400 m²  e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi, në emër të V.S:. A.M.T.P. për pasuri me sipërfaqe prej 1.080 m² e ndodhur në Z.K.1739 Gjilek në emër të M.S; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 2.000 m² e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi në emër të E.M.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe 2171 m² e ndodhur në Z.K.1952 Himarë në emër të P.P.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe 3150 m²  e ndodhur në Z.K. 1952 Himarë në emër të Z.B.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 800 m² e ndodhur në Z.K.1952  Himarë, në emër të A.T.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 2000 m² e ndodhur në Z.K.1952  Himarë në emër të K.DH.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 687 m² e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi në emër të A.B.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 2600 m²  e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi në emër të A.B; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 1292 m² e ndodhur në Z.K.11952 Himarë në emër të A.T.

Këto A.M.P.T. të falsifikuara, të riprodhuara si origjinale, pasi përgatiteshin plan rilevimet prej E.M. punonjës në D.P.ZH.T., pranë Bashkisë Himarë, dërgoheshin me shkresa të falsifikuara, si praktika të Bashkisë Himarë, për rregjistrim në A.SH.K.Drejtoria Vlorë.

Sikurse ka rezultuar nga hetimi, prej këtyre pasurive, janë rregjistruar pranë A.SH.K Drejtoria Vlorë dhe janë pajisur me vërtetim hipotekor pasuria me sipërfaqe prej 800 m² e ndodhur në Z.K.1952 Himarë në emër të A.K. me nr.718 dt.07.09.2021. në A.SH.K.-së Drejtoria Vlorë,  dhe pasuria me sipërfaqe prej 1292 m² e ndodhur në Z.K.1952 Himarë e pajisur me vërtetim hipotekor në emër të A.T, me nr.244 dt.07.04.2021. në A.SH.K.-së Drejtoria Vlorë.

Nga të dhënat e deritanishme, rezulton që prej shtetasëve nën hetim dyshohen të jenë konsumuar elementë të figurave të veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal.

Në fazën e hetimit paraprak të këtij procedimi penal, mbi bazën e kërrkesës të prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendim nr. 504 dt.10.12.2021 ka vendosur:

  1. Caktimin ndaj shtetasit V.S., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal, të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  2. Caktimin ndaj shtetasit M.S., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  3. Caktimin ndaj shtetasit E.M. si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  4. Caktimin ndaj shtetasit P.P., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  5. Caktimin ndaj shtetasit Z.B., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  6. Caktimin ndaj shtetasit A.K. si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masave të sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale.
  7. Caktimin ndaj shtetasit A.B., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim e më shumë se njëherë, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  8. Caktimin ndaj shtetasit K.Dh., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masave të sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale.
  9. Caktimin ndaj shtetasit I.Gj., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale.
  10. Caktimin ndaj shtetasit E.M., si i dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Shërbimet e policisë gjyqësore kanë ekzekutuar masat e sigurimit për shtetasit e mësipërm më datë 10.12.2021, përjashto  masat për shtetasin M.S “arrest ne burg”, shtetasin A.K “detyrim paraqitje”, dhe shtetasin K.DH “detyrim paraqitje”.

Gjithashtu, po në funksion të këtij procedimi penal penal nr.1341 të vitit 2021 dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, me vendimin nr.505, datë 10.12.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur:

“Caktimin e masës së sigurimit pasuror të sekuestros për pasuritë e  mëposhtme:

  1. Pasuria e regjistruar në nenin hipotekor nr.718, datë 07.08.2021 Z.K.1952 Himarë, sipërfaqe prej 800 m² rregjistruar në emër të A.K..
  1. Pasuria e regjistruar në nene hipotekore nr.244, datë 07.04.2021 Z.K.1952, Himarë prej 1292 m² rregjstruar në emër të A.K.”

Hetimet për këtë procedim penal vijojnë.

Vlorë, më 10.12.2021.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT