19.9 C
Tiranë
Thursday, July 9, 2026

Deputeti Luçiano Boçi/ Kush do të jetë në krye të PD-së pas Kuvendit të sotëm?

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi është i pranishëm në Kuvendin e sotëm të kësaj force politike, të kërkuar nga delegatët dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Boçi është treguar teknik në përgjigjet e tij për pyetjet e bëra nga Fax news, dhe nuk dha një përgjigje se cili do të jetë në karrigen e kryetari pas betejës mes dy Kuvendeve.

“Është Kuvendi i datës 11, do të jenë ndryshimet statutore që do të miratohen këtu ato që përcaktojnë atë që do të ndodhë më tej brenda partisë. Sipas kërkesës së delegatëve do të vazhdohet më tej me procedurat statutore.

Së pari gëzuar festën e themelimit të PD-së, e cila është një aset i rëndësishëm publik. Është një datë e shënuar, dhe do të ishte mirë që dhe të tjerët të ishin duke festuar me ne. Ne jemi pjesë e selisë së PD, skenarët e përhapura, jo hyrje të dhunshme, janë gjëra që nuk ndodhin, civilizimi shihet këtu, askush nuk do të hyjë me dhunë në PD.

Unë kam një interpretim tjetër nga zoti Basha për statutin, nëse 1/4 e delegatëve firmos pro Kuvendit, ai duhet të mblidhet. Do të respektohet statuti i Partisë Demokratike”, u shpreh Boçi gjatë fjalës së tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Basti i Fundit” në Fushë-Krujë/ Arrestohet polici, dyshohet për organizim lojërash fati të...

0
Një punonjës policie dhe dy persona të tjerë janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, pas një hetimi...

Zjarr i madh në Porto Palermo, zjarrfikësit ndërhyjnë për izolimin e flakëve

0
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e djeshme zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse...

Gjykata e Posaçme lë në burg Emiljan Burbën/ SPAK: Dyshohet se drejtonte grup kriminal...

0
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Emiljan Burbën, i arrestuar pas hetimeve...

Veliaj kërkon përshpejtimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë/ Avokati Ndreca: Vonesat cenojnë mandatin...

0
Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes së tij, pas zbardhjes...

E kërkuar nga Interpoli për atentatin me bombë në Monako, gjendet e vrarë në...

0
Një grua ukrainase, e shpallur në kërkim ndërkombëtar si e dyshuar për një atentat me bombë në Monako, është gjetur e pajetë pranë kryeqytetit...