25 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Sali Berisha mbërrin në ‘Air Albania’, pritet me ovacione dhe nën ritmet e këngës ‘Final countdown’

Ish-lideri i PD-së ka mbërritur në stadiumin ‘Air Albania’ ku po mbahet dhe Kuvendi i thirrur prej tij pas përplasjeve prej disa muajsh me kryetarin aktual, Lulzim Basha.

Ndërsa monitori tregon rreth 5 mijë delegatë të pranishëm në stadium, Berisha ka hyrë me 2 gishtat lart, simboli me të cilin erdhi në pushtet në fillim të viteve ’90 dhe nën ritmet e këngës ‘Final Countdown’ që nënkupton numerimi mbrapsht final. Ai është pritur me ovacione, ndërsa ka hyrë dhe mes delegetëve dhe mbështetësve të tij për ti takuar personalisht. Më pas ai është ulur pranë Belind Këlliçit dhe Albana Vokshit.

Që prej 9 shtatorit të këtij viti, kur Basha shpalli përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, pas përcaktimit ‘non grata’ nga DASH, ky i fundit nisi turin e ‘Foltoreve’ në të gjithë vendin duke kërkuar largimin e kreut aktual të PD-së dhe ristrukturimin e partisë që themeloi vetë 31 vjet më parë.
Sipas përfaqësuesve të ‘Foltores’ për mbledhjen e këtij Kuvendi kanë nënshkruar mbi 5200 delegatë, ndërsa pritet që të miratohet dhe statuti i ri i Partisë Demokratike.

Kreu aktual i PD-së Lulzim Basha e ka quajtur të paligjshëm dhe anti- SHBA këtë Kuvend duke cilësuar nul dhe vendimet e dalë prej tij. Ai rreth 1 muaj më parë shpalli datën e mbajtjes së një Kuvendi tjetër të PD-së me 18 dhjetor, ndërsa të dy palët pretendojnë se janë mbledhur firmat e mbi 5 mijë delegatëve. Ndërkohë deri më tani zyrtarisht Kuvendi i PD-së ka rreth 7500 delegatë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...