25 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Basha mbërrin në seli:“Ditëlindje e thyer e demokratëve, nuk lejoj askënd ta përçajë”

Në një kohë që stadiumi Air Albania po mbushet plot me demokratë në pritje të nisjes së Kuvendit Kombëtar, Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e PD-së, ku ka deklaruar se kjo forcë politike është e përçarë në ditëlindjen e saj.

“Ditëlindje e thyer e demokratëve, nuk lejoj askënd ta përçajë”, u shpreh shkurtimisht Basha, teksa po hynte në selinë blu.

Basha tha më tej se PD do të dalë më e fortë nga ky proces, ndërsa në duar mbante telefonin, për tiu shmangur pyetjeve të mëtejshme të gazetarëve.

Ndërkohë që në anën tjetër ka nisur Kuvendi i thirrur nga Berisha, ku vihet re një pjesëmarrje e lartë e delegatëve dhe mbështetësve të PD-së.

Çfarë po ndodh te Kuvendi i PD-së i thirrur nga Berisha

Ndërsa monitori tregon rreth 5 mijë delegatë të pranishëm në stadium, Berisha ka hyrë me 2 gishtat lart, simboli me të cilin erdhi në pushtet në fillim të viteve ’90 dhe nën ritmet e këngës ‘Final Countdown’ që nënkupton numerimi mbrapsht final.

Ai është pritur me ovacione, ndërsa ka hyrë dhe mes delegetëve dhe mbështetësve të tij për ti takuar personalisht. Më pas ai është ulur pranë Belind Këlliçit dhe Albana Vokshit.

Që prej 9 shtatorit të këtij vitit, kur Basha shpalli përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar ky i fundit nisi turin e ‘Foltoreve’ në të gjithë vendin duke kërkuar largimin e kreut aktual të PD-së dhe ristrukturimin e partisë që themeloi vetë pas rrëzimit të regjimit komunist.

Sipas përfaqësuesve të ‘Foltores’ për mbledhjen e këtij Kuvendi kanë nënshkruar mbi 5200 delegatë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...