18.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Sali Berisha paralajmëron presidentin serb: “Mos mendo që të vish në Tiranë, sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sërish nga Kuvendi i demokratëve presidentin serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me projektin ‘Ballkani i Hapur”.

Berisha i bëri thirrje Vuçic që mos të vijë për vizitë në Tiranë, pasi do t’i ketë rrugët dhe sheshet plot me qytetarë shqiptarë.

“Do vazhdoj pa la lëkundur me ju misionin për të rikthyer në pushtet PD, si parti e vlerave të lirisë. si Parti që në epiqendër ka qytetarin dhe interesat e tij. Si parti që do të integroj Shqipërinë në BE. Si parti aleate besnike e NATO, s’do lejoj kurrë që Shqipëria të bjere në zona të tjera influencë përveç aleancës së atlantikut dhe BE.

Të themeloj PD si parti e interesit kombëtar që do të shndërroj Shqipërinë në vendin e shpesës së shqiptarëve, në vendin e bekuar për ata. në vendin ku ata do të ndërtojnë të ardhmen. T’i japim fund spastrimit etnik të politikave të Edi Ramës. PD ngrihet fuqishëm si parti e interesit kombëtar, e cila do t’i japë fund hegjemonisë. Grupi kriminal që udhëheq sot Beogradin është inspirator kryesor i gjenocidit në Kosovë që mohon gjenocidin ndaj shqiptarëve.

Ballkani i Hapur është Ballkani i Hegjemonisë serbe, i zonës së influencës direke ruse. Është Ballkani i interesave antikombëtare, anti-europiane, projekti që kërkon që të zëvendësojë shqiptarëve me kombe të tjera, procesin e Berlinit me procesin e Putinit. Ne zotohemi që t’i japim fund këtij procesi. Paralajmërojmë Sllobodanin e ri të Milloshevic mos mendo që të vish në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot në Tiranë.”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Vonuan operacionin e vajzës sime”: procedohen dy mjeke, motër e vëlla, pas kallëzimit të...

0
Dy mjeke, motër e vëlla, janë proceduar penalisht pas një kallëzimi të bërë nga një qytetar, i cili i akuzon për neglizhencë në trajtimin...

“Bota zgjodhi të mos qëndronte indiferente”: Ferit Hoxha kujton ndërhyrjen e NATO në Kosovë

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përkujtuar përmes një mesazhi publik ndërhyrjen e NATO në Kosovë, duke e cilësuar atë...

“Italianët thanë ‘JO’”: Giorgia Meloni pranon humbjen, opozita feston “një pranverë të re politike”

0
Qytetarët italianë i kanë dhënë një goditje të fortë qeverisë së drejtuar nga Giorgia Meloni, duke rrëzuar në referendum reformën në drejtësi të propozuar...

Horoskopi ditor, e Martë, 24 Mars 2026

0
♈ Dashi Je plot energji dhe gati për të vepruar. Kujdes me vendimet e nxituara, sidomos në çështje personale. ♉ Demi Kërkon qetësi dhe stabilitet. Është moment...

Parashikimi I motit, e Martë, 24 Mars 2026

0
Më 24 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet tipik pranveror, me kushte të qëndrueshme dhe temperatura të buta në pjesën më të madhe të...