10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Yuri Kim, shpërndan mesazhin e ambasadorit të pare amerikan në Shqipëri: “Pashë lot në faqen e policit, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gjithnjë e mbajnë njëra-tjetrën afër”

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të ambasadorit të pare amerikan në Shqipëri William Edwin Ryerson.

Në mesazhin e publikuar nga ambasadorja Kim, diplomati Ryerson kujton një moment tejet prekës, kur një polici shqiptar i rridhnin lotët, teksa dëgjonte fjalët e Sekretarit Baker se “Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne”.

Mesazhi i ambasadores Kim:

Ndërsa po i afrohemi fundit të vitit 2021, i cili shënon 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, doja të ndaja këtë mesazh të Ambasadorit Ryerson, sidomos duke filluar nga minuta 2:09: “Një nga momentet më treguese ndodhi gjatë vizitës së Baker-it. Ndërsa Sekretari po fliste, unë po qëndroja pranë makinave të autokolonës, pranë një polici shtatlartë e të ngyrsur. Ndërsa Baker tha “Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne”, pashë një lot të rridhte në faqen e atij polici”. Ky moment tregues i rrëfyer nga Ambasadori Ryerson është po aq i fuqishëm, i rëndësishëm dhe i vërtetë sot sa ishte 30 vjet më parë. Le të mos harrojmë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gjithnjë e mbajnë njëra-tjetrën afër.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kemi mbetur në mes të katër rrugëve” – Banorët e lagjes 14 në Durrës...

0
Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për prishjen e banesave, në kuadër të projektit për zgjerimin e kanalit të ujërave të larta,...

Bizneset në vështirësi: Sistemi Self-Care jashtë funksioni, rrezikohen afatet dhe penalitetet

0
Sistemi Self-Care, i përdorur nga bizneset për fiskalizimin dhe raportimin tatimor, vijon të mbetet jashtë funksioni, duke krijuar probleme serioze për mijëra subjekte ekonomike....

Kapiteneria e Portit të Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve të vogla për shkak të...

0
Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, Kapiteneria e Portit të Vlorës ka vendosur ndalimin e pajisjes me leje-nisje të mjeteve të vogla lundruese...

IGJEO: Reshje intensive, shtrëngata dhe dëborë në disa qarqe të vendit

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka njoftuar se pasditen e sotme dhe gjatë ditës së nesërme priten kushte të paqëndrueshme atmosferike në territorin e vendit,...

Arrest me burg për Kelmend Kursën, akuzohet për abuzim sek*ual me të mitur

0
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Kelmend Kursa, i dyshuar...