19.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Përmbytjet në vend/ Forcat e Armatosura angazhohen në terren për të bërë garantuar sigurinë e jetës së qytetarëve

Ministria e Mbrojtjes po ndjek me seriozitet situatën e krijuar si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të fundit.

Forcat e Armatosura janë angazhuar në terren për të bërë garantuar sigurinë e jetës së qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako dhe Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjigjes Emergjente Z. Robert Hysenllari janë duke ndjekur situatën në terren në zonat me rrezikshmëri.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh për median se situata është emergjente në zona të caktuara në veri dhe jug të vendit, por dëmet për shkak edhe të investimeve të kryera vitet e fundit janë më të vogla krahasuar me vitin 2017.

“Dëmi është shumë më i vogël se në vitin 2017, për shkak edhe të ndërhyrjes që kemi bërë në këto vite, ku kemi krijuar një argjinaturë. Kjo ndërhyrje ka bërë që të lumi të mos dalë nga Darëzeza, duke mbrojtur shumë toka nga përmbytjet. Kemi bërë disa evakuime, kemi vepruar në kohë, kemi pasur bashkëpunim edhe nga banorët. I kuptoj emocionet e banorëve në këto situata, por ne kemi 10 ditë që njoftojmë për parashikimin. Prej 10 ditësh kemi ngritur shtabet e emergjencave.

Nga veriu në jug kemi situata emergjence, në jug është më masive për shkak të përmbytjes, por edhe në veri, si në Theth, kemi një bllokim rrugësh apo akse, ku kalohet me vështirësi, edhe disa fshatra po përjetojnë mungesën e energjisë elektrike”, tha ministri Peleshi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...