26.6 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, paralajmërohen shkarkime

Që prej orës 15:00 të pasdites së sotme po mbahet në ambientet e selisë blu mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Një mbledhje e paralajmëruar dje nga Lulzim Basha, ku edhe paralajmëroi shkarkime të atyre që janë bërë pjesë aktive e Kuvendit të djeshëm të thirrur nga Sali Berisha.

Në këtë mbledhje pritet të ndërmerren vendime ndaj atyre që ditën e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha tha se kishin shpërdoruar funksionet dhe simbolet e partisë, në kundërshtim me urdhrat dhe vendimet zyrtare.

Dje Kryesia e Partisë Demokratike, e mbledhur nga Lulzim Basha ka shkarkuar 11 kryetarë të degëve. Janë shkarkuar kryetarët e degëve në Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Petkoviç mbron Radoiçiçin dhe sulmon Kurtin: ‘Akuzë e mjerë dhe e turpshme’” – Çfarë...

0
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka dalë në mbrojtje të Milan Radoiçiçit, ndërsa ka akuzuar pa...

“Eglant Koçi është shpallur zyrtarisht i vdekur”: Çfarë zbuluan hetuesit pas analizës së ADN-së...

0
Eglant Koçi është shpallur zyrtarisht i vdekur. Analiza e ADN-së së kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ka konfirmuar se trupi i gjetur në...

Japonia përballet me rrezik të lartë përmbytjesh, urdhër evakuimi në Nagasaki

0
Autoritetet në Nagasaki kanë lëshuar urdhër për evakuimin e pothuajse të gjithë 380,000 banorëve, pas reshjeve të dendura të shiut që kanë rritur ndjeshëm...

Nafta bie në nivelin më të ulët të tre muajve, ndikojnë negociatat SHBA-Iran

0
Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka shënuar rënie të ndjeshme, duke arritur nivelin më të ulët në gati tre muaj. Nafta referuese Brent...

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë, kalojnë natën në bulevard

0
Një grup i vogël protestuesish kanë vijuar qëndresën e tyre përpara godinës së Kryeministrisë, duke e kaluar natën në bulevard. Të ulur në karrige...