27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Një cunami infektimesh”/ Varianti i ri i Coronës, Omicron po përhapet me shpejtësi

Varianti i ri i Coronës, Omikron po përhapet në Britaninë e Madhe me shpejtësi. Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgen, paralajmëron ndërkohë nga një cunami infektimesh.

Ministri i Britanisë së Madhe për Banimin dhe Administratën Lokale, Michael Gove bën fjalë për një “situatë tejet shqetësuese” në lidhje me pandeminë. Varianti Omikron po përhapet me shpejtësi në Britaninë e Madje. Sipas të dhënave të auriteteve shëndetësore, Omikron në mes të dhjetorit mund të bëhet varianti dominues i Coronës në Britaninë e Madhe. Në Londër, sipas Gove, ai është konfirmuar në 30% të rasteve.

Kryetarja e qeverisë skoceze, Nicola Sturgeon paralajmëron madje nga “një cunami infektimesh” në Britaninë e Madhe. Numri i infektimeve të reja ka arritur pikën më të lartë që prej 11 muajsh. Të shtunën autoritetet regjsitruan 58.527 raste të reja. Për shkak të kësaj gjendjeje, kryeministri britanik, Boris Johnson ka bërë të ditur ashpërsimin e masave për mbrojtjen nga virusi. Nga e premtja vizita në teatër, muzeume, kinema dhe kisha duhet të bëhet vetëm me maskë. Detyrimi i maskës është futur sërish në dyqane dhe trafikun urban. Nga e hëna në Britaninë e Madhe, nëse ështe e mundur, punohet në shtëpi. Kurse nga e mërkura në mjaft aktivitete publike duhet të tregohet testi negativ i Coronës.

/DW

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...