15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Dy të dyshuarit që kishin planifikuar vrasjen në Lezhë arratisen jashtë Shqipërisë, si ishte skema

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni policor i koduar “Mataro”, ku deri më tani janë arrestuar çifti i bashkëshortëve Nikoll e Marie Marku, si dhe dhëndri i tyre Mark Lamkja.

Këtë të hënë, policia ka mësyrë në apartamentin në pronësi të Edmir Vlashit, që ndodhej në Rrugën Besëlidhja në Lezhë. Atje është gjetur një pistoletë si dhe disa mjete identifikimi.

Vlashi dhe Hektor Ndoka, të dy të shpallur në kërkim, dyshohet se do të vrisnin Preng Palucën në Kamëz, e aktualisht, mendohet se ato janë larguar nga vendi. Sakaq, mësohet se policia ka dërguar në laborator pistoletën, pasi dyshohet se është përdorur në një ngjarje kriminale.

Vrasja që po planifikonin të kryenin:

Një atentat mafioz i planifikuar për t’u kryer në Tiranë, në shënjestër të të cilit ishte Preng Paluca, u parandalua nga policia e Lezhës më 8 dhjetor.
Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, baxhanakë me njëri-tjetrin, personat që do të kryenin vrasjen, janë shpallur në kërkim, ndërsa në pranga përfunduan 3 persona të tjerë bashkëpunëtorë me ta, pronarë të një lokali që përdorej si bazë armatimi dhe dhëndri i tyre. Nga hetimet policia zbuloi se në 2017 Edmir Vlashi i grabiti një sasi të madhe droge vëllait të Preng Palucës. Prej asaj kohe, mes tyre lindi një konflikt i ashpër.
Në pamundësi për të rënë në gjurmët e vëllait të Preng Palucës, 31-vjeçarët Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi, të dënuar më herët në Belgjikë për grabitje me armë e drogë, besohet sipas policisë se po e ndiqnin këmba këmbës objektivin e tyre, Paluca dhe po prisnin momentin për ta ekzekutuar. Mesa duket ky i fundit e kuptoi që ishte vënë në shënjestër dhe informoi policinë. Nga hetimet u zbulua se për të realizuar planin, Ndoka dhe Vlashi përdorën si bazë për armët restorantin e Nikoll e Marie Markut në Lezhë, dhe dhëndrin e tyre Mark Lamkja si bashkëpunëtor për realizimin e planit. Çifti Marku dhe dhëndri i tyre, i cili u arrestua me pistolete ne brez, gjatë ndërhyrjes së policisë tentuan të fshihnin provat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...