13.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Rruga e Arbrit e bllokuar nga rreshjet e dëborës, fshtrat përreth pa energji elektrike

Rruga e Arbrit, e përuruar së fundmi nga qeveria, u bllokua nga reshjet e dëborës në zonën e Qafës së Murrizit dhe për disa orë Policia Rrugore bllokoi qarkullimin e automjeteve. Me anë të një njoftimi të dytë, Policia tha se nuk do të lejonte qarkullimin e asnjë automjeti në këtë aks që nuk përdorin goma dimërore si dhe me zinxhirë.

“Për shkak të reshjeve të dëborës në Rrugën e Arbrit, në ‘Bypass’, qarkullimi i automjeteve është ndaluar përkohësisht pasi i gjithë aksi po pastrohet nga borëpastrueset. Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë pa vendosur goma dimërore, zinxhirë dhe deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga kontraktorët.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital”, thuhet në njoftim. Edhe zonat malore të qarkut të Shkodrës, si aksi për në Dukagjin, u bllokuan për shkak të reshjeve të dëborës. E njëjta situatë paraqitet edhe në fshatrat e thella malore në zonën e Dibrës dhe të Kukësit.

PROBLEMET ME ENERGJINË

Për shkak të motit të keq, shoqëruar me reshje të shumta dëbore, në qarkun e Dibrës pati probleme edhe me furnizimin me energji elektrike. Rreth 11 fidera që furnizojnë rrethet Dibër, Bulqizë e Mat kanë pësuar defekte për shkak të reshjeve të dëborës dhe erës së fortë. Deri në orët e darkës, sipas burimeve, janë riparuar 6 nga 11 fiderat që kishin defekte. “Me kritike paraqitet gjendja në Sllovë, ZallDardhë, Arras e Gollobordë. 5 fidera nuk janë rikthyer ende në punë. Ekipet po punojnë kudo për të mundësuar rikthimin e energjisë, por dëmet e shkaktuara janë të mëdha”, shtuan drejtuesit e OSSH-së.

Si pasojë e defekteve, edhe dy njësi administrative në zonën e Pogradecit kanë pasur ndërprerje energjie prej 48 orësh. Edhe në Fier një sërë fshatrat kanë pasur mungesë energjie. Raportohet se nënstacioni i Poçemit ka ndalur punën që nga ora 01:30 e mëngjesit. Rreth 3700 abonentë mbetën pa drita në Hekal, Fratar, Selitë dhe Kutë. Probleme me furnizimin me energji elektrike janë regjistruar edhe në fiderat 6 e 7 për zonën Përrenjasit e fshatrat që kufizojnë me Pogradecin, si dhe fideri i Mokrës. Edhe disa fshatra të Librazhdit gjithashtu kishin mungesë energjie, si në Godolesh, Qerret e Gracen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...