4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Arrestohen dy zyrtarë të tjerë në Lushnje/Mas kryetarit të bashkisë vazhdojnëarrestimet për shpërdorim detyre

Me kërkesë të SPAK, Policia ka arrestuar sot edhe dy zyrtarë të tjerë në bashkinë e Lushnjës. Në pranga është vënë nënkryetari i bashkisë, Gentian Nushi dhe drejtori i Prokurimeve, Leonard Sefa, të cilët akuzohen për shkelje në procedurat e tenderit për asfaltimin e një rruge.

Më konkretisht, Nushi akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkaq, drejtori i Prokurimeve akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Kujtojmë që më herët, në korrik të këtij viti u arrestua kryetari i bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe, dhe 10 zyrtarë të tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

NJOFTIMI

Në vazhdim të hetimeve të procedimit penal nr.199 datë 22.07.2020, nga Prokuroria e Posaçme janë grumbulluar prova nëpërmjet të cilave vërtetohet tej dyshimit të arsyeshëm se: në procedurën e prokurimit publik, me fond limit 23.251.340 pa TVSH “Për rehabilitimin e kanalit ujitës U3 – 27, V-1 /1 në fshatin Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë”, zhvilluar në vitin 2020, janë të përfshirë në kryerjen e veprimeve të kundërligjshme edhe nëpunës të tjerë publik të Bashkisë Lushnje.

Në këtë procedurë prokurimi, të zhvilluar nga NPP Bashkia Lushnjë, në vitin 2020, janë evidentuar shkelje ligjore, te kryera edhe nga shtetasit G. N., me detyrë N/Kryetar Bashkie dhe L. S., me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Prokurimeve/Juridike, të cilat formojnë elementët e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal.

Personat nën hetim G. N. dhe L. S. në bashkëpunim me personat e tjerë nën hetim, Kryetarin e Bashkisë F. T., drejtorin e kësaj ndërmarrje F. P., etj., kanë bërë të mundur që këtë procedurë prokurimi ta fitonte me dokumentacion firma EURO – ALB shpk, me përfaqësues B. M., duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.

Gjithashtu personat nën hetim G. N. dhe L. S. kanë kryer veprime të kundërligjshme edhe gjatë tri procedurave të tjera prokurimi, të organizuara nga Ndërmarrja e Pasurisë Publike e Bashkisë Lushnje, sikurse janë:

“Blerje Asfaltonetoni – Marrëveshje kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 30 muaj”;
“Blerje materiale elektrike – Marrëveshje kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara- me afat 24 muaj”;
“Blerje betoni dhe tombino – Marrëveshje kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 24 muaj”,
Në të gjitha këto procedura prokurimi është konstatuar se procedura e përpilimit/hedhjes së dokumenteve të këtyre tenderave dhe procedura e vlerësimit të ofertave është kryer nga personat nën hetim G. N. dhe L. S. dhe jo nga anëtarët e NJP dhe KVO-së, duke kryer një procedurë fiktive, të organizuar dhe ekzekutuar nga personat nën hetim G. N. dhe L. S., dhe duke kualifikuar O.E. të paracaktuara dhe me oferta më të larta financiare.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.101 datë 11.12.2021 ka caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasit:

G. N., me detyrë Nën/Kryetar i Bashkisë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 të Kodit Penal.
L. S., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Prokurimeve në Bashkinë Lushnjë i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 të Kodit Penal.
Sot në datën 13.12.2021, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.101 datë 11.12.2021.

Gjithashtu, në zbatim të vendimit nr.483 datë 12.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Policia Gjyqësore pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...

“Numri i nevojshëm i votave nuk u mblodh” – Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë...

0
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Francës hodhën poshtë këtë të martë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Sebastien Le Corneille. Rezoluta, e paraqitur nga...

“Patjetër i merituar” – Keijsi përjashtohet nga gara për Çmimin e Madh në BBVIP

0
Të martën, banori i Big Brother VIP, Keijsi, u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh pas përdorimit të përsëritur të gjuhës denigruese ndaj...

“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre...

0
Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por...

Helikopteri rrëzohet pranë aeroportit të Beneventos: 1 viktimë dhe 1 i plagosur

0
Një helikopter është rrëzuar në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos në Itali, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pilotit. Viktima...