28.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Thirrja e Bashës për Berishën: “Çdo kush që shkel mbi demokratet, do të marrë përgjigje në 18 dhjetor”

I ashpër ka qenë në reagimin e tij kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një dalje për mediat, në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Bashës, nervozizmi i Berishës do të shtohet edhe më shumë, ndërsa i bëri thirrje që të tërhiqet për respekt të demokratëve. Mes të tjerash ai i ccoi edhe një mesazh ‘pjesës tjetër të trekëndëshit të Bermudës’, duke shigjetuar kështu kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.

“Nervoziteti i Berishës do vijë duke u shtuar. Bëri thirrje që Këshilli mos të mblidhet, por ky u mblodh. Koha nga mbaron të gjithëve, në veçanti një njëri më në moshë. Më vjen keq për koritjen e Berishës. Të tre protagonistët e trekëndëshit të Bermudës. Kjo nuk e ndalesën fundin e tyre, por na bën më të fortë që të përshpejtojmë punën tonë. S’mund të presim që të falimentojë Shqipëria. Berisha bëhet tub oksigjeni për regjimin. aksioni ynë do të vazhdojë i plot në të gjithë frontin. Edi Ramës i them; do na kesh përballë deri në ditën e fundit që të rrezohet nga karrigia. Me gjithë aksionin tonë parlamentar, më vënien para ligjit të secilit që vuri dorë në masakrën e 25 prillit. Sali Berishës i them; me gjithë shfokusimin e energjisë së demokratëve, tragjikomedinë tënde, një tub respirator për Edi Ramës ke dalë, veç të bëhesh qesharak kur të takonte që të hiqej mënjanë, për të respektuar demokratët që kanë sakrifikuar gjithçka. Mbi sakrificën e tyre ke shkelur.

Pjesës tjetër të trekëndëshit të Bermudës iu them; S’keni asnjë shans që të mbani këtë vend pa gjykatë, demokraci, media të lira, pa prokurori, pa polici funksionale, anës dritës së paparë, anës deti të palarë. Ju jeni pasuruar që të vidhni miliarda. Kjo status-quo do të përmbyset, për Shqipërinë dhe shqiptarët. S’do e merrni dot Shqipërinë peng. Ne kemi krah aspiratat e çdo shqiptari. S’ka forcë që na ndal. Një pas një, brinjëve do iu biem. PD do të çlirohet nga Berisha dhe gorillat e tij. Çdo kush që shkel mbi demokratet, do të marrë përgjigje në 18 dhjetor.”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...