27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Shpallet njeriu i vitit krijuesi i Tesla dhe space X/ Elon Musk :” Njeriu që aspiron të shpëtojë planetin ..”

Revista “Time” e ka shpallur Elon Musk, shefin ekzekutiv të Tesla dhe SpaceX, si njeriun e vitit 2021, duke e quajtur atë “njeriu që aspiron të shpëtojë planetin tonë dhe të na sjellë një të ri për të banuar”.

Edward Felsenthal, kryeredaktori i “Time”, shkroi në një profil këtë të hënë se Personi i Vitit i revistës – një traditë gati shekullore – nxjerr në pah njerëzit me ndikim dhe se “pak individë kanë pasur më shumë ndikim se Musk në jetën në Tokë, dhe jashtë Tokës.”

“Në vitin 2021, Musk u shfaq jo vetëm si personi më i pasur në botë, por edhe si ndoshta shembulli më i pasur i një ndryshimi masiv në shoqërinë tonë”, shkroi ndër të tjera Felsenthal.

Në intervistën e tij, njeriu më i pasur në botë, foli për “besimin” e tij në të ardhmen e makinave të tij “Tesla” dhe deklaroi që shpreson që kompani të ngjashme të makinave të kenë suksesin e tyre gjithashtu. Ai gjithashtu pranoi se ka ende “shumë punë për të bërë” me funksionin autopilot të makinës, i cili është vënë në pikëpyetje nga shumë njerëz.

Çdo vit, revista “TIME” zgjedh personin, ose grupin më me ndikim të vitit. Pavarësisht nëse ndikimi i të shpallurit është i mirë apo i keq, ky person ka pasur një ndikim në botë, prandaj u jepet titulli. “TIME” ka edhe një sondazh për lexuesit, ku fansat mund të votojnë njeriun që mendojnë se është më me ndikim, por vendimi merret vetëm nga redaktorët e revistës.

Fituesi i sondazhit të lexuesve për këtë vit ishte presidenti brazilian Jair Bolsonaro, me rezultatet e shpallura në fillim të muajit. Olivia Rodrigo u shpall “Performuesja e Vitit” dhe Simone Biles u atletja e vitit. Për herë të parë në historinë e sondazhit, fituesi për “Personin e Vitit” u shpall në YouTube.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...