26.8 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

“Nisin procedurat për njohjen e pensionit”/ Kryeministri Edi Rama jep lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali

Kryeministri Edi Rama jep lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali dhe që kanë kontribute pune në vendin fqinj.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në facebook, se parlamenti italian ka përfshirë në projek-buxhetin për vitin 2022 edhe një amendament për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve.

Kryeministri i shpreh mirënjohjen hologut italian Mario Draghi për këtë vendim, si dhe thekson se do të vijojë kontaktet deri në aprovimin përfundimtar të projekt-buxhetit të vitit 2022 në Itali.

Mesazhi i Ramës:

LAJM I MIRË për shqiptarët në Itali
Në vazhdën e komunikimit me qeverinë italiane dhe partitë politike për marrëveshjen e pensioneve, Parlamenti Italian ka përfshirë në projek-buxhetin e Italisë për vitin 2022 edhe një amendament për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve me kontribute pune në vendin mik👍 Vazhdojmë kontaktet deri në aprovimin përfundimtar të projekt-buxhetit 2022 dhe me këtë rast u shpreh mirënjohjen në emër të shqiptarëve në Itali, kryeministrit Mario Draghi, ministrit të jashtëm Luigi di Maio, të cilët janë angazhuar personalisht për ta zgjidhur këtë çështje kaq jetike për aq shumë shqiptarë të mirë në Italinë mike, si edhe të gjithë të tjerëve që dashamirësisht janë përfshirë në këtë përpjekje të përbashkët🇦🇱❤️🇮🇹

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Irani mohon negociatat me SHBA-në në OKB: “Delegacioni nuk ka plane për bisedime”

0
Media shtetërore në Iran ka raportuar se delegacioni iranian në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk kishte planifikuar bisedime me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht...

Ukraina ul hendekun financiar me 7 miliardë dollarë, por shqyrton shkurtime të tjera për...

0
Ukraina ka reduktuar nga 27 në 20 miliardë dollarë hendekun e financimit të buxhetit përmes masave të kursimit, ndërsa qeveria po shqyrton shkurtime të...

Sapun apo xhel dushi? Ekspertët tregojnë çfarë i përshtatet më mirë lëkurës

0
Kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës, zgjedhjet janë thuajse të pafundme. Por kur hyjmë në dush, dilema duket shumë më e thjeshtë: sapun...

Kallas: Mekanizmi i ri i sigurisë së BE-së duhet të plotësojë NATO-n, jo të...

0
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se protokolli i propozuar i sigurisë emergjente të BE-së duhet të plotësojë...

George dhe Amal Clooney festojnë 12-vjetorin e martesës, zbulohet marrëveshja që kanë që nga...

0
George dhe Amal Clooney kanë festuar 12-vjetorin e martesës. Çifti u kurorëzua në vitin 2014, në një ceremoni madhështore në Venecia, ku morën pjesë...