30.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Publikimi i pagave/ Alibeaj: “Autorët e këtij skandali janë kupola e partisë shtet, duhet përgjigje e fortë e drejtësisë”

Partia Demokratike deklaroi sot se skandali me publikimin e pagave është faqja tjetër e medaljes të skandalit të pandëshkuar të patronazhistëve.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, i ka bërë thirrje SPAK-ut të veprojë dhe të vendos përpara përgjegjësisë të gjithë personat e përfshirë në skandalin e daljes së të dhënave personale të më shumë se 630 mijë qytetarëve shqiptarë.

Enkelejd Alibeaj tha sot se duhet përgjigje e fortë e drejtësisë për këtë kërcënim të drejtëpërdrejt për jetët e mbi 600 mijë shqiptarëve.

Sipas Alibeaj, vënia e para përgjegjësisë e autorëve të vërtetë të skandalit të patronazhistëve, do të ishte shenjë e qartë e seriozitetit të hetimeve dhe që mund të kishte parandaluar daljen e të dhënave personale të qytetarëve si pagat dhe automjetet që disponojnë.

Alibeaj theksoi se është e qartë që ideatorët dhe zbatuesit e skemës së publikimit të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë, si në rastin e patronazhistëve ashtu dhe në atë të disa ditëve më parë, është kupola e korruptuar e partisë shtet, e aftë për të përdorur çdo mënyrë dhe mjet në funksion në interesit personal.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI ENKELEJD ALIBEAJ

Prej ditësh, të dhënat më të ndjeshme të qytetarëve shqiptarë janë hedhur në Pazar dhe po kalojnë dorë më dorë, brenda dhe jashtë vendit, në atë që është faqja tjetër medaljes së skandalit të pandëshkuar të patronazhistëve.

Përballë kësaj rrokopuje të shtetit shqiptar, përballë pasigurisë dhe mosbesimit që nxit te qytetarët shndërrimi i shtetit në një han pa porta, për shkak të interesave politike të partisë shtet, Prokuroria ka për detyrë të bëjë transparencë mbi hetimet për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Kjo është një ngjarje e rëndë dhe përtej sekretit hetimor, shqiptarët kane të drejtë të dinë se ç’po ndodh ndërkohë me këtë cënim të rëndë të të drejtave të tyre themelore, me pasoja të rënda për jetën private dhe profesionale të secilit prej të dëmtuarve.

Qeveria nuk mund t’i fshihet pergjegjësisë për këtë skandal të madh. Daljet butaforike dhe batutat e Edi Rames nuk mund të lënë në harresë faktin që të dhënat sensitive të mbi 630 mijë shqiptarëve janë sot në duart e bandave dhe kriminelëve.

Përgjegjësia bie dhe mbi SPAK, institucioni që duhet te kishte hetuar me seriozitet dhe deri me fund skandalin me të dhënat personale të qytetarëve që Partia Socialiste përdori nëpërmjet patronazhistëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Vënia para përgjegjësisë e autorëve të vërtetë të skandalit të patronazhistëve, do të ishte shenjë e seriozitetit të hetimeve për një nga aktet që shënoi një nga kulmet e masakrës zgjedhore të 25 prillit.

Por kur SPAK hesht, është e qartë se manipulatorët e politikës nuk frikësohen të zgjasin duart dhe të ndërhyjnë atje ku çdo shqiptar i ka besuar shtetit të dhënat e tij personale.

Është e qartë që ideatorët dhe zbatuesit e skemës së publikimit të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë, si në rastin e patronazhistëve ashtu dhe në atë të disa ditëve më parë, është kupola e korruptuar e partisë shtet, e aftë për të përdorur çdo mënyrë dhe mjet në funkskon në interësit personal.

Qytetarët shqiptarë, të shantazhuar, të dhunuar në privatësinë e tyre dhe të ekspozuar ndaj çdo keqbërësi, presin një përgjigje të forë dhe të qartë nga drejtësia, sespe mungesa e ndëshkimit të autorëve të skandalit të patronazhistëve, sot po kthehet në kërcënim të drejtëpërdrejtë për jetët e mbi 600 mijë shqiptarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...