23.6 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Manastirliu për orën policore ditën e ndërrimit të viteve: Është festë dhe njerëzit mblidhen!

E pyetur pse është hequr ora policore me 31 dhjetor, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e justifikoi me festën dhe faktin se njerëzit duhet të mblidhen pa marrë parasysh rriskun nga Covid-19.

Ajo tha se do të jetë një ditë e hapur por me kujdes të shtuar ku duhet të merren masa mbrojtëse dhe njerëzit të jenë të vaksinuar.

Kujtojmë se heqja e orës policore natën e ndërrimit të viteve është vendim i Komitetit të Ekspertëve në një moment kur rastet pozitive dhe shtrimet në spital janë në shifra të larta.

Komiteti i eskpertëve ka hequr orën policore në natën e ndërrimit të viteve, ca ka të veçantë nga ditët e tjera dhe pse grumbullohen njerëzit?

Manastirliu: Vendimi për datën 31 dhjetor është bazuar duke iu referuar situatës epidemiolkogjike dhe duke bërë një vlerësim të rasteve pozitive dhe shtrimeve në spital.

Data 31 të jetë një ditë e hapur sepse ka bërë dhe një vlerësim më të gjerë të situatës edhe në rajon, sigurisht Omicron është shqetësues ditët e fundit por 31 dhjetori, do të ketë kujdes të shtuar.

Do të lejohen lëvizjet këmbësore dhe të qarkullimit të njerëzve sepse dihet është festë dhe njerëzit mblidhen. Duhet sa më pak kontakte, të vaksinuar dhe me masa mbrojtëse.

Nga ana tjetër ne kemi protokolle shëndetësore të miratuara.

Kapacitetet që duhet të kenë baret apo restorantet, vetëm dje janë bërë më shumë se 320 inspektime për masat anti-Covid. Lufta me pandeminë na përket të gjithëve dhe përgjegjësia e qytetarëve duhet të jetë njësh me autoritetet që rrinë në këmbë.

Covid-19 nuk ka ikur, duhet të jemi më të kujdesshëm.

30% të ambjenteve ku ofrohen shërbime duhen shfrytëzuar sipas protokollit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...