37.2 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Belinda Balluku flet për vendimet e marra në qeveri,nga plani kombëtar deri tek ndihma që do ti jepet Kosovës

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka lexuar vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë.

“Plani kombëtar i energjisë dhe klimës që vë bazat e sigurta të të gjitha zhvillimevederi në 2030, duke e detajuar këtë aksion në masa të mëtejshme. Lejet minerare, paratë që përdoreshin si garanci për ti kthyer në investime, ka shkuar në 10% të shifrës së investimeve. Ka pasur disa projektvendime të tjera, që lidhen me shpronësimet”, tha Balluku.

Ministrja u pyet dhe në lidhje me një projektligj për privatizimin e e-albanias, që sipas saj është një lajm, i rremë.

“Nëse ky është një lajm që qarkullon është një nga lajmet e shumta të rreme, të dhënat personale fatkeqësisht janë kthyer në një lojë në telefonat e kujtdo. Kryeministri Rama e ka bërë me dije, unë pon e përsëris, që ne kemi kërkuar ndihmë nga kompania Johnson, që është aktualisht në Shqipëri, që mbron të dhënat e KESH. Rama iu ka kërkuar atyre që të vijnë në muajin Janar në Shqipëri, që të shohin të gjitha të dhënat dhe database”, deklaroi Balluku.

Ministrja u pyet nga gazetarët dhe në lidhje me pagesat që janë kryer ndaj kompanive të incineratorëve, edhe pse ato janë vendosur nën hetim për pastrim parash. Balluku tha se asnjë prej ministrive nuk mund të pezullojë pagesat, për shkak se kompanive do tiu lindtte e drejta që të apelonin vendimin në arbitrazh.

“Para së gjithash unë dua që të qartësoj detyrat e ministrisë që drejtoj dhe çdo enti publik, ne nuk gjykojmë dosje, nuk marrim përsipër që të gjykojmë apo paragjykojmë kompanitë. Ne kemi për detyrë që të vazhdojmë kontratën, ne nuk mund të gjykojmë dhe të themi se kjo kontratë nuk vazhdon, për shkak se një person është ajo po në kërkim.

Ne do të vazhdojmë të zbatojmë kontratat, ne do ti krijonim RSH-së një dëm për të cilin do të përgjigjeshim në arbitrazh. 3 ministritë që janë në zbatim të kontratave, do të zbatojnë ato kontrata, dhe do të respektojmë çdo vendim gjyqësor’, u shpreh ministrja.

Ndërsa foli dhe në lidhje me 2 ditët që Shqipëria do ti japë energji Kosovës.

“Duke qenë se ka pasur interes si nga Kosova, si nga publiku. Shqipëria ndodhet gjithashtu në një vendim të vështirë, km Rama ka kërkuar që të gjendej me çdo kusht që ne të gjenim mundësinë për të ndihmuar Kosovën në dy ditët e festave. Ne do të sakrifikojmë, dhe do të heqim nga rezervat tona, 7680 megavatë nga ora 7 e datës 31 deri në 12 të datës 11 Janar, nuk do të ketë shkëmbim financiar. Kjo sasi do të na kthehet në një moment kur ata kanë komoditetin, në muajt e verës”, përfundoi ministrja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Konsultimet u kthyen në kërcënime dhe sharje”, Kedhi sulmon Ramën: “Pamë panikun e dordolecit...

0
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se konsultimet për reformën territoriale janë një “farsë”, duke iu referuar takimit të...

“Shqipëria po digjet, ndërsa Rama shëllehet në Dhërmi”, Balliu sulmon qeverinë për menaxhimin e...

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si po përballet me situatën e zjarreve në vend, duke akuzuar mazhorancën...

Tren pasagjerësh del nga shinat në Angli, 20 të plagosur: “Na u duk sikur...

0
Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat pranë qytetit Lewes, në juglindje të Anglisë, duke lënë të plagosur 20 persona. Dy prej tyre raportohet...

“Je uzurpator, eja në Kuvend”, PDK përplaset me Kurtin para Qeverisë së Kosovës

0
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë dalë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj moskonstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve...

“Na trego idenë që mund ta bëjë komunikimin publik më të mirë”, qeveria hap...

0
Agjencia për Media dhe Informim (MIA) pranë qeverisë ka hapur një thirrje publike për rekrutimin e profesionistëve të rinj në fushën e komunikimit publik,...