26.3 C
Tiranë
Wednesday, September 30, 2026

Rritja e pagave në polici/ Fishta: Më shumë përfitojnë ata që kanë largësi

Kreu i sindikatës së Shërbimeve Policore, Sadetin Fishta ka folur në lidhje mrritjen e pagave të punonjësve të policisë që sipas vendimit të qeverisë do të mund të varionte deri në 150% të vlerave aktuale.

Fishta tha se kjo rritje page do të vlente vetëm për punonjësit e policisë të cilët do të punonin apo do të caktoheshin me detyrë jashtë vendbanimit të tyre. Ndërsa shtoi se kjo mund të shërbente si shkak që shumë punonjës të kërkojnë transferim, gjë që sipas tij, mund të ndodhte vetëm për arsye pune.

Fishta: Për ata punonjës të cilët janë pranë vendbanimit nuk ka ndonjë shtesë, është po ajo bazë që ka qenë. Nuk ka ndonjë ndryshim page. Por nëse do merren ata punonjës të cilët janë të nivelit zbatues që është numër mbi 6 mijë punonjës, ata duhet të ishin trajtuar me shtesën për gradë të cilën qeveria duhet ta kishte miratuar. Pra me gradën inspektor i dytë dhe inspektor i parë. Akoma që në 2018, kur u mendua të bëhej kjo, ende qeveria nuk ka marrë asnjë nismë për ta konkretizuar.

A mund të ndikojë që punonjësit e policisë në mënyrë që të fitojnë pagë më të lartë të kërkojnë transferimin?

Fishta: Po sigurisht që mund të ndodhë, por kjo duhet të jetë për arsye pune. Pra jo vetë me kërkesë.

Kreu i sindikatës gjithashtu foli për elementët ekriminale dhe vrasjet apo operacionet ku autorët arrijnë të aratisen duke pranuar se brenda rradhëve të policisë mund të kishte rrjedhje informacioni por që kjo po luftohej vazhdimisht.

Fishta: Fakti që personat që kryejnë krimet largohen bën të dyshohet se edhe brenda policisë ka persona të cilët bashkëpunojnë me ta për të fshehur krimin. Kështu që lufta për të goditur këtë fenomen besoj do jetë e vazhdueshme, nuk është një luftë që ka filluar sot. Rrjedhje ka pasur pra rredhje të informacionit, por që kjo dëmton rëndë policinë e shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha nga Strasburgu: “Në Shqipëri, kombi përballë një kërcënimi real ekzistencial”

0
Sali Berisha ka mbajtur një fjalim live nga Strasburgu, ku ka folur për situatën demografike në Shqipëri, emigracionin dhe atë që ai e cilësoi...

“Ku janë provat se ajo e bëri këtë?”/ Ndryshon strategjia mbrojtja e Lindsay Clancy...

0
Avokati i Lindsay Clancy ka ndryshuar linjën e mbrojtjes në gjykatë, duke argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhin klienten e...

Aksident në aksin Lushnje-Berat, motori del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen dy...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnje-Berat, ku një motor ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në...

Tragjedi në Pejë, 5-vjeçarja humb jetën pasi dyshohet se u zu nga porta e...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Treboviq të Pejës, ku një vajzë vetëm 5 vjeçe ka humbur jetën. Sipas informacioneve të para, dyshohet se...

“Jemi rikthyer te lidhja që kishim”, Katerina Goga zbulon afrimin e ri me Arnold...

0
Katerina Goga ka ndarë detaje të reja për marrëdhënien e saj me Arnold Damazetin, duke zbuluar se pas një periudhe tensioni dhe distance, mes...