28.5 C
Tiranë
Monday, July 28, 2025
spot_img

Shifrat rekord nga Covid-19, konfirmohen 306 raste pozitive, ndërrojnë jetë 4 pacientë

Ndërkohë që vijon të mbetet i lartë edhe numri i viktimave, ku në 24 orë kanë ndërruar jetë 4 pacientë. Gjithashtu, MSH bën me dije se kanë fituar betejën me virusin e rëndë 71 të infektuar, ndërsa të shtruar në spital janë 260 persona.

Deklarata e plotë e MSH:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1412 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 306 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë,
16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat,
6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës,
4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec,
2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin,
1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Elezi, mjekubi njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.

Nuk ka mundur të mbijetoje në 24 orët e fundit edhe një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (23 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 306

Të shëruar ne 24 orë 71
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1412

Testime totale 114381
Raste pozitive 18556
Raste të shëruara 10466
Raste Aktive 7621
Humbje jete 469

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3805
Durrës 730
Shkodër 493
Fier 503
Korçë 471
Lezhë 373
Elbasan 344
Vlorë 307
Berat 224
Kukës 178
Dibër 97
Gjirokastër 9

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Realiteti pas ekranit: Si të ndalosh krahasimin dhe të gjesh qetësinë në vetvete

0
Zgjohesh në mëngjes, ndez telefonin dhe para se të pish kafenë e parë, sheh tre shtëpi të përsosura në Instagram, dy foto pushimesh në...

57 të arrestuar dhe 17 policë të plagosur në protestën pro-palestineze në Berlin

0
Policia e Berlinit ka njoftuar të dielën se ka arrestuar 57 persona pas një proteste pro-palestineze të mbajtur të shtunën, në të njëjtën ditë...

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në të gjithë Shqipërinë vijon – Rama publikon...

0
Në të gjithë vendin vijon operacioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget dhe pengesat e tjera që kanë zaptuar trotuaret dhe hapësirat...

10 ushqimet më të mira për shëndetin e mëlçisë – Çfarë rekomandojnë ekspertët

0
Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme të trupit, përgjegjëse për detoksifikimin, tretjen dhe metabolizmin. Kujdesi ndaj saj është thelbësor për të parandaluar...

Sarandë – 21-vjeçari kanos me thikë një 41-vjeçar dhe e ndjek me makinë, shpallet...

0
Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar në qytetin e Sarandës, ku një 21-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pas një episodi të dhunshëm...