18.5 C
Tiranë
Wednesday, May 13, 2026
spot_img

102 vjetori i Kongresit të Lushnjes/ Taulant Balla: “Parlamentarizmi në Shqipëri lindi për shkak të vendimeve që janë marrë në shtëpinë e Kongresit të Lushnjës”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në festimet e përkujtimit të 102 vjetorit të Kongresit të Lushnjes.

Në fjalën e tij Balla tha se ky Kongres ka një kontribut historik në mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe shtet-formimin e Shqipërisë.

Sipas Ballës në Kongresin e Lushnjës u formësua dhe Parlamenti i parë shqiptarë.

“Jam sot në Lushnje për t’ju bashkuar festimeve të popullit të nderuar të Bashkisë së Lushnjes në një momënt të përkujtimin të një prej akteve më të rëndësishme të shtetformimit shqiptar.

Janë të shumtë ata që për fat të keq nuk e dinë vlerën historike të Kongresit të Lushnjes. Kongresi i Lushnjes u mbajt në një moment kur tërësia territorial e Shqipërisë ishte vendosur në pikëpyetje, madje konferenca famëkeqe e Londrës kishte coptuar Shqipërinë nga veriu në jug dhe nga perëndimi në lindje.

Ishte e domosdoshme që të gjithë atdhetarët patriotët shqiptarë të mblidheshin, dhe u vendos të mblidheshin në Lushnje, duke marrë vendimin e kundërshtimit të vendimeve të Konferencë së Londrës dhe më pas erdhën dhe vendimet e tjera për formimin e një qeverie të re të drejtuar nga patrioti Sulejman Delvina dhe natyrshëm më pas erdhën edhe vendimet e tjera që lidhen me Këshillin e Lartë të përbërë nga katër patriotë, të cilët do të merrnin dhe atributet, ku dhe me vendimin për Senatin u formësua dhe Parlamenti i parë shqiptarë. Unë jam deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por duhet të kuptojmë që parlamentarizmi në Shqipëri lindi për shkak të vendimeve që janë marrë në shtëpinë e Kongresit të Lushnjës. Vendimi i fundit i Kongresit të Lushnjës ishte dhe ai për të shpallur Tiranën kryeqytet”, deklaroi Balla.

opennews.al
opennews.al
opennews.al

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...