9.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Tritoli në vilën trekatëshe të Naim Stafukës, detaje të reja nga ngjarja

detaje të reja nga shpërthimi me tritol që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Fushë Krujë, në një objekt trekatësh në pronësi të Naim Stafukës, vëllai i të cilit rezulton i zhdukur prej disa vitesh.

Burime bëjnë me dije se Stafuka dhe familja e tij jetojnë në katin e tretë të banesës ku u vendos lënda plasëse, ndërkohë që lokali në katin e parë është dhënë me qira prej tij.

Lokali është i pajisur me kamera sigurie, që janë sekuestruar nga grupi hetimor, dhe pritet që të hedhin më shumë dritë rreth ngjarjes.

Në vendngjarje ka mbërritur mbrëmjen e djeshme dhe drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit.

Vetë Stafuka bëjnë me dije burimet, nuk është parë që të jetë i pranishëm në vendin ku u hodh tritoli.

Nga shpërthimi me tritol fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, dhe ngjarja lidhet kryesisht me një paralajmërim ndaj Naim Stafukës, i cili pak muaj më parë thyeu heshtjen për zhdukjen e vëllait të tij, duke lakuar dhe emrin e Durim Bamit si të dyshuar të mundshëm.

“Kam qenë duke ecur me makinë, më kanë ndaluar me maskë, më kanë thënë: “Po fole më, do të të çojmë tek vëllai yt”,” tha Naim Stafuka.

Duket se personat që e kanë kërcënuar nuk kanë vonuar për ti dhënë një tjetër mesazh familjes Stafuka. Siç ndodh përherë pas ngjarjeve të tilla kriminale, policia thotë se po punon për zbardhjen e tyre, edhe pse tashmë kanë kaluar vite nga më e rënda, ajo e zhdukjes së Enver Stafukës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT