30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Berlusconi heq dorë nga gara për president të Italisë dy ditë para zgjedhjeve për president

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve Silvio Berlusconi ka hequr dorë nga gara për president të Italisë.

Mediat italiane bëjnë me dije se ai ka bërë një hap pas, në emër të kërkimit të unitetit të vendit. Përmes një letre që ai u ka dërguar ka marrë dhe vendimin për tu tërhequr nga gara e tij.

“Italia sot ka nevojë për unitet, përtej dallimit mazhorancë-opozitë, rreth përpjekjes për të luftuar urgjencën shumë të rëndë shëndetësore, për të nxjerrë vendin nga kriza.Vendosa të bëj një hap tjetër në rrugën e përgjegjësisë kombëtare, duke u kërkuar atyre që e kanë propozuar të heqin dorë nga përcaktimi i emrit tim për Presidencën e Republikës.

Do të vazhdoj t’i shërbej vendit tim në një mënyrë tjetër, siç kam bërë kohët e fundit. Vite, si lider politik dhe si deputet evropian, duke shmangur që mbi emrin tim të konsumohen polemika apo çarje që nuk mund të gjejnë justifikime që kombi nuk mund t’i përballojë sot”, ka thënë Berlusconi.

Ndërkohë që kujtojmë se me 24 janar në Itali do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...