Asambleja Zgjedhore për Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës është mbyllur mes kontestimeve. Ashtu siç pritej pas ngjarjeve të sotme, presidenti i saj është shpallur Krenar Alimehmeti, në një proces i cili është përballur me kontestime të ashpra.
Krenar Alimehmeti është zgjedhur kreu i Shoqatës së Futbollit në Tiranë me 44 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim.
Që në fillim, kandidati tjetër, Eduard Prodani ka kontestuar praninë e 67 delegatëve me të drejtë vote, kundrejt 41 që ishin planifikuar në fillim. Ai dhe një pjesë e mbështetësve të tij janë larguar nga salla duke mos njohur këtë proces.
Gjithsesi, ky proces pritet që shumë shpejt të përfundojë në Gjykatën e Tiranës, i ankimuar nga pala tjetër në garë.