20.6 C
Tiranë
Tuesday, July 7, 2026

SPAK mbyll hetimet për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është drejt përfundimit të hetimeve dhe mbylljes së dosjes për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, ka nisur hetime në vitin 2020 për dy ngjarjet e ndodhura para 15 vitesh, autorët e të cilave nuk ishin zbuluar.

Më konkretisht, bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në datën 26.02.2005, ku rreth orës 22:00, në vendin e quajtur autostrada Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj është qëlluar me armë zjarri shtetasi Klodian Saliu, i cili po lëvizte me autoveturën e tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C.

Nga këto goditje me armë zjarri ka mbetur i vdekur Klodian Saliu, si dhe është plagosur shtetasi O. Truma, i cili ndodhej në automjet nën shoqërinë e viktimës.

Ngjarja e dytë është ajo e datës 27.02.2005, ku rreth orës 23:50, si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse, kanë gjetur vdekjen shtetasit Vajdin Lame dhe A. Arsi.

Ngjarja ka ndodhur në pallatin ku banonte viktima Vajdin Lame, me adresë Kulla nr.2, Lagja nr.9, rruga “Dervish Hima”, Tiranë.

Hetimet e procedimeve të regjistruara për këto dy ngjarje ishin pezulluar për moszbulim të autorëve të veprës penale.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rifilluar hetimet e këtyre procedimeve dhe pas regjistrimit të tyre në regjistrin e procedimeve penale ka vendosur bashkimin e tyre në një procedim të vetëm.

RIFILLIMI I HETIMEVE

Pas rifillimit të hetimeve, Prokuroria e Posaçme grumbulloi prova të cilat krijonin dyshime të arsyeshme në lidhje me autorët e këtyre dy ngjarjeve të rënda kriminale.

Më tej, Prokuroria iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj 6 të dyshuarve.

Pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 02.12.2020 ka caktuar masat e sigurimit “Arrest në burg”, ndaj shtetasve:

Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taulla dhe Luftar Reci, të dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit Kleidi (Klodjan Saliu), “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 78, 28/4, 278, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si dhe të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal në dëm të shtetasve Vajdin Lamaj dhe A. Arsi, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a të Kodit Penal.

Gjithashtu, po me këtë vendim Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndaj shtetasve Emiljano Shullazi dhe Viktor Ymeri (Imeraj), Emiljano Shullazi për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a të Kodit Penal në dëm të shtetasve Vajdin Lamaj dhe A. Arsi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama paralajmëroi reformën e ASHK-së”, media ngre akuza për emërimet: “Një ish-kamarier drejton sot...

0
Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për një reformë të thellë në administrimin e pronave është shoqëruar me akuza të forta ndaj drejtimit të Agjencisë...

“Nëna dhe vajza shqiptare dërgohen për trajtim në Greqi pas aksidentit të rëndë në...

0
Floresha Lazaj, 51 vjeçe, dhe vajza e saj, Oriada Lazaj, 26 vjeçe, të plagosura rëndë në aksidentin e autobusit të linjës Berat–Tiranë më 30...

“Sekuestrohen rreth 3 ton kokainë” – Operacion i madh në Paqësor, marina meksikane ndalon...

0
Autoritetet meksikane kanë sekuestruar rreth 3 ton kokainë dhe kanë arrestuar katër persona gjatë një operacioni të zhvilluar në Oqeanin Paqësor, pranë shtetit Oaxaca. Droga...

Marjana Koçeku nga Parlamenti Europian: “Kauzat e drejta kanë gjetë gjithmonë mbështetje”

0
Deputetja e larguar nga radhët e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka ndarë një mesazh nga vizita e saj në Parlamentin Europian, ku ka reflektuar...

“Britania është dështuar nga udhëheqja e saj për një kohë të gjatë” – JD...

0
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka deklaruar se Britania është “dështuar nga udhëheqja e saj për një kohë të gjatë”, duke reaguar...