21.5 C
Tiranë
Thursday, May 21, 2026
spot_img

LSI akuzon Bashkinë Durrës/ “10 muaj pushim për banesat e dëmtuara nga termeti, skemat mashtruese të Rilindjes gjatë fushatave zgjedhore”

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, ka reaguar në lidhje me miratimin nga Këshilli Bashkiak të granteve për banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Përmes një postimi në facebook LSI, thekson se u desh që të miratoheshin zgjedhjet lokale nga Presidenti i Republikës për të vënë në lëvizje bashkinë e Durrësit për ndarjen e grantave për familjet e prekura nga tërmeti.

Postimi i LSI Durrës

Banoret e Durresit mirenjohes Presidentit Meta per caktimin e dates se zgjedhjeve!

Duhej dekreti i Presidentit te Republikes per zgjedhjet lokale te 6 Marsit, qe Keshilli Bashkiak Durres te merte vendim per miratimin e granteve per banesat e familjeve te demtuara nga termeti!

Bashkia Durres 10 muaj pushim per banesat e demtuara nga termeti, nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021 deri kur u caktuan zgjedhjet lokale!

Pasditen e te premtes pritet te mblidhet Keshilli Bashkiak Durres, ku nder te tjera do miratohet edhe lista e personave/familjeve qe perfitojne grantin per rikonstruksionin e banesave te demtuara nga termeti. Por pse pikerisht ne kete kohe???

Dekreti Presidencial i dates 20 Janar per zgjedhje vendore edhe ne Bashkine Durres, beri qe qindra familje te perfitojne bonusin e qerase qe mungonte prej 3 muajsh ne famljet e tyre dhe ‘shkundi xhepat’ e Bashkise per grantet e mbi 500 familjeve durresake!

Keto jane ‘skemat mashtruese josurprize’ te Rilindjes gjate fushatave zgjedhore!

Me syte nga Zoti e me shprese per zgjedhje te tjera sa me te aferta, familjet e tjera ende te pa demshperblyera mbeten ne pritje!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 21 Maj 2026

0
♈ Dashi Energjia është e lartë dhe ndihesh më aktiv. Ditë e mirë për kontakte, takime dhe iniciativa të reja. ♉ Demi Fokusohu te stabiliteti dhe çështjet...

Parashikimi I motit, e Enjte, 21 Maj 2026

0
Më 21 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i kthjellët, me kushte tipike të verës së hershme në shumë zona...

Motra rrëfen tragjedinë e Xhuana Nikollit: “E gjetëm pa ndjenja pas telefonatës, kishte lënë...

0
Rasti i Xhuana Nikollit, e cila humbi jetën pas konsumimit të fotoksinës në një apartament me qira në Tiranë, është bërë publik përmes dëshmive...

Tragjedi në New York: Shqiptarja 56-vjeçare humb jetën pasi bie në pusetën e hapur...

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar në New York City, ku një grua ka humbur jetën pasi ra në një pusetë mirëmbajtjeje të hapur në...

Zjarri që shkrumboi tregun e Lushnjës, tre persona shpallen në kërkim si autorë të...

0
Hetimet për zjarrin që përfshiu tregun e fruta-perimeve në Lushnjë kanë çuar në identifikimin e tre shtetasve si autorë të dyshuar të zjarrvënies, të...