18.5 C
Tiranë
Thursday, May 21, 2026
spot_img

Kërcënohet me jetë kryeprokurori në Maqedoninë e Veriut/ “Do të të vrasim shumë shpejt!”

Në Maqedoninë e Veriut, kryeprokurori publik Lubomir Jovevski ka marrë një letër kërcënuese për jetën e tij.

Letra e dërguar me postë nga qyteti i Manstirit ishte e shkruar në dy gjuhë, maqedonisht dhe anglisht, njëri version me kompjuter dhe tjetri me shkrim dore. Në letër zotit Jovevski i kërkohej që të liroheshin nga akuza dy gazetarë maqedonas, “të cilët janë të pafajshëm, përndryshe do të të vrasim shumë shpejtë”, thuhej në letër.

Letra kishte arritur tek prokurori të mërkurën. Prokuroria publike përmes një komunikate bëri të ditur të enjten se rasti, për të cilin shkruhej në letër, është hequr në muajin dhjetor, 2021 nga procedurat për shkak se nuk ishte gjetur motiv për t’u gjykuar.

Kërcënimi, siç thuhet në letër, është nga një organizatë terroriste, e cila lufton dhe vret për padrejtësi dhe se anëtarët e saj janë të gatshëm të flijohen për qëllime të organizatës.

Prokurori Publik i republikës së Maqedonisë së Veriut thekson se janë të kota kërcënimet e këtilla dhe me këtë rast nënvizon se kërcënimet, madje kur janë edhe për jetë, nuk do ta lëkundin në zbatimin e ligjeve dhe në veprimet profesionale të Prokurorisë Publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 21 Maj 2026

0
♈ Dashi Energjia është e lartë dhe ndihesh më aktiv. Ditë e mirë për kontakte, takime dhe iniciativa të reja. ♉ Demi Fokusohu te stabiliteti dhe çështjet...

Parashikimi I motit, e Enjte, 21 Maj 2026

0
Më 21 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i kthjellët, me kushte tipike të verës së hershme në shumë zona...

Motra rrëfen tragjedinë e Xhuana Nikollit: “E gjetëm pa ndjenja pas telefonatës, kishte lënë...

0
Rasti i Xhuana Nikollit, e cila humbi jetën pas konsumimit të fotoksinës në një apartament me qira në Tiranë, është bërë publik përmes dëshmive...

Tragjedi në New York: Shqiptarja 56-vjeçare humb jetën pasi bie në pusetën e hapur...

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar në New York City, ku një grua ka humbur jetën pasi ra në një pusetë mirëmbajtjeje të hapur në...

Zjarri që shkrumboi tregun e Lushnjës, tre persona shpallen në kërkim si autorë të...

0
Hetimet për zjarrin që përfshiu tregun e fruta-perimeve në Lushnjë kanë çuar në identifikimin e tre shtetasve si autorë të dyshuar të zjarrvënies, të...