Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të bëra në emisione televizive nga kryeministri Edi Rama dhe Sali Berisha.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, PD i quan “njësoj” të dy politikanët.
“Dëgjon Ramën dhe kujton Berishën. Dëgjon Berishën dhe kujton Ramën”, thotë PD.
REAGIM I PD
Dje, në ekrane të ndryshme, u shfaq një tjetër episod haluçinant i dy njerëzve që përdorin të njëjtën gjuhë, për të mbrojtur të njëjtat interesa.
Rama dhe Berisha janë njësoj! Dëgjon Ramën dhe kujton Berishën. Dëgjon Berishën dhe kujton Ramën.