28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Operacioni që e çoi në pranga të riun, u prezantua si efektiv i Forcave Komando

Një i ri i cili u prezantua si efektiv i Forcave Komando është arrestuar nga policia. Në pranga është vënë Enea Kasa 29 vjeç, i cili u kap me një sasi kanabis sativa gati për shitje.

Operacioni i koduar “Transporter 2” u zhvillua në Gjirokastër, ndërsa policia sekuestroi doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shpërndarje.

“Në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Dervician, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shpërndarje.

Në momentin e ndalimit, shtetasi E. K. është prezantuar si efektiv i Forcave Komando Tiranë, por pas verifikimeve të kryera rezultoi se ky shtetas nuk është pjesë e këtyre Forcave”, thuhet ne njoftimin e policise.

Njoftimi i policise

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Transporter 2”. U prezantua si efektiv i Forcave Komando, vihet në pranga 29-vjeçari, i cili posedonte doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve.

Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shpërndarje.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se shtetasi E. K. ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Transporter 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Dervician, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shpërndarje.

Në momentin e ndalimit, shtetasi E. K. është prezantuar si efektiv i Forcave Komando Tiranë, por pas verifikimeve të kryera rezultoi se ky shtetas nuk është pjesë e këtyre Forcave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 dokument identifikimi i Forcave Komando, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...