17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

U kapën në kufi me armë dhe drogë me vete, ekzekutohen nga ushtria 27 sirianë

Ushtarët jordanezë vranë 27 kontrabandistë të armatosur droge teksa përpiqeshin të hynin nga Siria, tha një zëdhënës i ushtrisë.

Kontrabandistët u “mbështetën nga grupe të armatosura” të cilët arritën të iknin përsëri në territorin sirian, tha zëdhënësi përmes një deklarate. Nga vendi i krimit është sekuestruar sasi e madhe lënde narkotike.

Ushtria raportohet se u ndeshën me kontrabandistë në fronte të ndryshme në kufirin me Sirinë dhe se kishte shumë operacione të koordinuara për t’i kapur ata.

Nuk është ende e qartë se çfarë lloj droge u kap, tha një zëdhënës tjetër i ushtrisë për CNN. Zëdhënësi, i cili kërkoi të mbetet anonim sipas protokollit të ushtrisë jordaneze, tha se kushtet e motit me borë kanë ngadalësuar hetimin.

Sasia e drogës e sekuestruar në vitin 2021 ishte dyfishi i vitit 2020, sipas shifrave të ushtrisë, me janarin në rrugën e duhur për të vendosur një rekord mujor për kapjen e drogës.

Forcat e Armatosura jordaneze thanë se vetëm këtë muaj më shumë se pesë milionë pilula Captagon që ishin sjellë në Jordani nga Siria ishin konfiskuar. Captagon është një stimulues i zakonshëm që përdoret si një alternativë ndaj amfetaminës dhe metamfetaminës në Lindjen e Mesme.

Autoritetet jordaneze kanë akuzuar ISIS-in për prodhimin e drogës dhe shitjen e saj për të financuar aktivitetet terroriste. Në vitin 2015, një zyrtar amerikan pretendoi se grupi terrorist po ua jepte drogën luftëtarëve të tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...