32.6 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Meta paralajmëron Ramën dhe Bashën: Koalicioni “Bravo-Brava” dhe “Ina-Ina” të ketë kujdes, nuk ka borxh që nuk paguhet

Në një konferencë urgjente për mediat, ku foli kryesisht për rrezikun e rritjes së lartë të borxhit publik, Meta ka sulmuar edhe kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha duke i etiketuar me togfjalëshin “Bravo-Brava”.

Meta tha i paralajmëroi që të kishin kujdes sepse do të ballafaqoheshin me të. Ndërsa shtoi se ballafaqimi i parë do të ishte jo më larg se një vit më vonë në zgjedhjet e rregullta vendore.

Presidenti, Ilir Meta: Shoh një dëshirë të madhe për të më përfshirë në një garë. Unë nuk kam mundësi as të otoj në këto zgjedhje si qytetar sepse i takoj bashkisë së Tiranës. Por siç do marrë fund koha e gallatave me financat dhe borxhin për të blerë profesionalizmin tuaj përmes presioneve të përdorura ndaj pronarëve, sepse e keni dëgjuar togfjalëshin “të kontrollojmë edhe ishullin e fundit”. Prandaj edhe shumë biznesmenë seriozë po largohen nga Shqipëria. Kështu do përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa filluar Unë nuk kam qenë në asnjë garë, por meqenëse duan të më përfshijnë me pahir.

Po i paralajmëroj me qetësi se janë shqetësuar për poezitë e mia. Unë do marr pjesë në gareë, të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë i cili do jetë më e largëta në një vit që janë zgjedhjet vendore, koalicioni “Bravo Brava” që ka 8 vite që qeverisë në Shqipëri dhe e di teatër politikën, do i recitoj një poezi që e ka bërë vetë shefi i koalicionit “Bravo Brava”.

Ua thashë dhe po ua përsëris, poezinë e shefit të koalicionit bravo-brava, ina-ina, do ta dëgjojnë brenda pak kohësh, të kenë kujdes, se nuk ka borxh që nuk paguhet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...