32.6 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Meta paralajmëron:”Borxhi publik është rritur me 53% nga 2013-ta”

Presidenti i vendit Ilir Meta në një konferencë për mediat, ka folur për borxhin publik, që sipas tij është në një gjendje shumë kritike.

Sipas Metës, ekonomia dhe financat shqiptare rrezikojnë të hyjnë në një krizë të thellë, e cila mund të frenohet vetëm përmes luftës kundër korrupsionit, dhe dhënies fund të PPP-ve.

Pjesë nga fjala e Metës:

Kalojmë te çështja kryesore për të cilën kisha thirrur konferencë për politikat ekonomike.

Objektivi kryesori i politikës ekonomike duhet të jetë rënia sa më parë e nivelit të borxhit publik ose do shkaktohet një krizë serioze. Edhe ligji për buxhetin nuk bëri një vlerësim real të borxhit të 2021.

Stoku i borxhit është 80% e prodhimit të produktit të brendshëm bruto sipas Ministrisë së Financave, por FMN e vlerësoi borxhin 80.6%.

Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton po ashtu se borxhi është akoma më i lartë dhe ka mungesë transparence. Vlera reale e borxhit publik në fund të vitit 2021 llogaritet deri në 84% e prodhimit të produktit të brendshëm bruto.

Ka rritje dramatike të korrupsionit dhe kapjes së shtetit, borxhi do të rrezikojë financat publike.

Treguesit e borxhit në vendin tonë janë përkeqësuar. Shqipëria ka nivelin më të lartë publik për banorë pas Malit të Zi, është rritur me 53% në vitin 2021, në krahasim me vitin 2013. Raporti i borxhit publik kundrejt të ardhurave është mbi 2%, më pak të ardhura, më pak mundësi për të përmirësuar borxhin, sepse kuptohet që ka më shumë korrupsion këtu.

Prodhimi është në rënie, interesi publik i borxhit, interesi kombëtar i borxhit. Edhe borxhi për të paguar borxhin nuk ka mundësi më. Kërkohet një luftë serioze ndaj korrupsionit, të mos kishte miratim të mëtejshëm të PPP, dhe moskrijimin e detyrimeve të tjera të papaguara, përmirësimin e tregueseve financiarë të kompanive publike, sidomos në sektorin e energjisë.

Kërkoj nga Kuvendi dhe institucionet e tjera, që të bëhet një bilanc dhe analizë e plotë e borxhit publik në vendin tonë, duke marrë parasysh rrezikun që ka kjo për shkaktimin e një krize. Borxhet që merren në emër të Republikës së Shqipërisë, paguhen shumë shtrenjtë nga qytetarët e Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...