10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Rama tek Universiteti Bujqësor: Më është bërë tmerr fjala “master”, çdo shqiptar e ka, unë kam një bachelor

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim me profesorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës në kuadër të një marrëveshje me qeverinë Gjermane për hapjen e një program doktorature në këtë universitet në degën e Bujqësisë dhe Mjedisit.

Rama tha se këto investime ishin shumë të rëndësishme për një universitet të tillë, ndërsa me batutë përmendi se ishte i vetmi në sallë që kishte një diplomim vetëm në nivelin “bachelor” ndërkohë që të gjithë shqiptarët kishin nga një diplomim “master”.

Kryeministri Edi Rama: Në këtë sallë të gjithë e kanë nga një titull, vetëm unë jo. Një bachelor i thjeshtë jam unë. Kjo fjala master më është bërë tmerr kur mendoj se të gjithë shqiptarët janë me master. Sot është një ditë shumë e bukur për universitetin Bujqësor të Tiranës për shkak të marrëveshjes që lidhet me qeverinë gjermane.

Nuk duhet të japin doktoratura lokale dhe ne nuk duhet të kemi në të ardhmen tonë universitete lokale dhe duhet të kemi një botë universitare të ndërthurur në atë europian. Më vjen mirë që ky universitet bëhet një shembull sepse ky universitet është jashtëzakonisht i rëndësishëm për këtë vend. Ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm në këtë universitet që nga hera e parë që unë kam ardhur këtu sepse duhet të pyesje për të gjetur derën. Por ajo që duhet të ndryshojë është ajo e mënyrës së të menduarit. Ky universitet nuk do ketë vetëm student shqiptarë, por edhe të huaj dhe kjo nuk do nisë në të ardhmen, ka nisur që tani. Kjo është e ardhmja, teknologjia nuk preodhon dot bukë, nuk prodhon dot ushqim që do jetë gjithmonë e më shumë sfida e botës dhe e vendeve.

Shpesh herë më thonë Shqipëria i ka të gjithë, përse nuk është ndër vendet më të zhvilluara? Sepse pasuria është këtu pra, jo nën tokë. Izraeli nuk ka ujë por ëshë kampioni i botës në furnizimin me ujë ndërsa ne jemi të dytët në Europë për burimet e shumta të ujit. Si ka mundësi? Sepse Izraeli ka investuar në dije.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...