Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me rritjen e borxhit publik nga ana e qeverisë shqiptare. Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit shkruan se rritja e borxhit nuk është efektive, pasi zgjerimi i Prodhimit të Brendshëm Bruto ka rënë gati dy herë krahasuar me 21 vite më parë.
Postimi i Presidentit Meta
Rritja e borxhit publik nuk është produktive!
Zgjerimi i Prodhimit të Brendshëm Bruto ka rënë gati 2 herë, krahasuar me 21 vite më parë!