33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

PS në dilemë për kandidatin në Bashkinë e Lushnjes/ Balla: “Nuk jemi në garë me opozitën do qeverisim bashkë, po konsultohemi për të nxjerrë emrin më të mirë”

Ndërsa inspektoi punimet për asfaltimin e ‘Shëtitores së Palmave’ në Lushnje, kreu i grupit të PS, Taulant Balla iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me zgjedhjet e pjesshmë vendore të 6 marsit, dhe kandidatit që do i besojë PS në këtë proces.

Balla tha se nuk po presin emrin e opozitës, për të publikuar kandidaturën e tyre për bashkinë e Lushnjes, ndërsa shtoi se e ka pasur një numër të madh kandidatësh me vlera dhe është duke u diskutuar se kujt do i besohet “vijimi i këtyre projekteve për Lushnjen”.
“Nuk ka asnjë lidhje, nuk jemi në garë me opozitën do qeverisim bashkë, jo vetëm në këtë pjesë të mbetur të mandatit, por ne do të vazhdojmë të qeverisim edhe përtej mandatit që nis në 2023. Ajo që kemi bërë është diçka mëse normale, kur ke një numër të madh vlerash kandidatësh do të duhet të konsultohesh me të gjithë, për të kuptuar kush është personi që do i besojmë të çojë para këto projekte.
Po ajo që është e rëndësishme PS e Lushnjes janë të gjithë të bashkuar në funksion të një fitore, që do të jetë ndër më të mëdhatë që ka hasur PS.”- u shpreh Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...