26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Ministri i Brendshëm takim me krerë të Policisë së Shtetit/ “Këtë vit fillojmë me një risi në pjesën e kontrollit të territorit, do të kemi shërbimin satelitor”

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka zhvilluar një takim me krerë të Policisë së Shtetit.

Gjatë një takimi me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe shefat e komisariateve në të gjithë vendin,  Bledi Çuçi e shpalli luftën antikanabis një prioritet absolut edhe përgjatë vitit 2022.

Ministri i Brendshëm bëri me dije gjithashtu se në ndihmë të Policisë së Shtetit do të vijë edhe teknologjia, më konkretisht shërbimi i satelitit dhe më tej dronët.

“Besoj që këtë vit të fillojmë me një risi në pjesën e kontrollit të territorit. Diku nga mesi i vitit do të kemi shërbimin satelitor që do të na prodhojë gati përditë foto të pjesëve të territorit të Shqipërisë, në ato zona që janë edhe më sensitive.

Mund të kemi një avantazh tjetër që do të na krijohet për shkak të kontrollit të përditshëm të territorit nga sateliti.

Me shpresë gjithashtu që nga fundi i vitit të fillojë edhe monitorimi me dronët super-inteligjentë. Por besoj se me satelitë do të fillojë më shpejt”, deklaroi ministri Çuçi.

Nga ana tjeter Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, shprehu vendosmërinë për tolerancë zero ndaj këtij aktiviteti kriminal.

“Në analizat që kemi zhvilluar në drejtoritë vendore të policisë, porosia ka qenë e qartë. Do të qëndrohet fort për çdo rast ku do të ketë abuzim, mosveprim apo më keq akoma implikim të punonjësve të policisë apo çdo drejtues strukture në këtë aktivitet të kundraligjshëm. Unë ju garanttoj që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit do të jetë gjithmonë e gatshme dhe do të monitorojë çdo aktivitet, do të bashkëpunojë me çdo institucion ligjzbatues dhe të inteligjencës, me qëllim që të minimizojë këtë problematikë”, tha Nano.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...