28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Inceneratori i Fierit/ Komisioni hetimor zgjeron listën e dëshmitarëve/ Tabaku: “Fieri plehra ka por nuk i kishte në inceneratorë, i kishte jashtë”

Komisioni hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane u përfshi nga debatet dhe diskutimet sot, lidhur me inceneratorin e Fierit, ku deputetët anëtarë të komisionit zhvilluan një vizitë një ditë më parë.

Përfaqësuesit e mazhorancës thanë se është e vërtetë që në këtë impiant nuk bëhet incenerim i mbetjeve, por nuk është i vërtetë fakti që ai nuk është funksional.

Ndërsa përfaqësuesit e opozitës thanë se inceneratori i Fierit është “një skenë krimi” duke e quajtur “aferën më të madhe në këto 30 vite”.

Ndërkohë që kryetarja e komisionit hetimor, Jorida Tabaku tha se do të shtohet lista e dëshmitarëve kur për të raportuar do të thirren edhe anëtatët e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe njësia e zbatimit të projektit.

“Po është e vërtetë që dje shkuat në një skenë krimi e di që ishit skeptik po më mirë që shkuat. Fieri plehra ka por nuk i kishte në inceneratorë, i kishte jashtë.
Unë e kuptoj që dokumentet i shohim ndryshe, po e lexojmë ndryshe e jo ndryshe, por kur i sheh me sy faktet që incenratori nuk punon, është fakt që nuk e nmdryshon dot askush,.

Dhe me propozimin e Gështenja kërksa për thirrjen për dëshmitar pranohet e do propozoj që për inceneratorin e Fierit të shtoja anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe njësinë e zbatimit të projektit për t’ju shtuar listës së dëshmitarëve”, u shpreh Tabaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...