11.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Horoskopi ditore, e enjte, 10 Shkurt 2022

Dashi

Dita e sotme do jetë shumë e ngarkuar dhe nuk do dini çfarë të bëni më parë. Më mirë pranojeni mbështetjen e miqve. Ju të dashuruarit do jeni goxha të zënë me problemet profesionale dhe ato familjare kështu që ka shumë mundësi ta lini pas dore partnerin. Kjo mund të sjellë keqkuptime dhe ftohje të marrëdhënies tuaj. Për ju beqarët ka mundësi që një miqësi të shndërrohet në dashuri. Në punë do ju mbështesë planeti luftarak Mërkur dhe do jeni të pandalshëm. Sado që të lodheni e të mërziteni në disa raste, ju nuk do dorëzoheni. Venusi do ua mbrojë gjatë gjithë kohës financat. Gjendja do jetë aq e mirë saqë mund t’i bëni edhe ndonjë dhuratë vetes.

Demi

Gjatë kësaj dite do jeni më të lirë për të bërë atë që dëshiron dhe do ndiheni të kënaqur. Nëse keni një lidhje, pritet që jeta sentimentale të jetë shumë e qëndrueshme. Do dini të komunikoni me partnerin, do ja plotësoni dëshirat njëri-tjetrit dhe gjithçka do ecë për mrekulli. Ju beqarët do keni disa njohje të reja dhe do ndiheni mirë pranë atyre personave. Për hapat më tej më mirë të prisni edhe pak. Në punë do ngrini shumë pikëpyetje dhe do keni frikë të guxoni. Dëgjojini me kujdes këshillat e kolegëve sepse mbase ju ndihmojnë. Në planin financiar do jeni shumë të motivuar dhe do dini si ta mbani situatën nën kontroll.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do arrini të ruani qetësinë në çdo situatë dhe kjo do jetë një plus për ju. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë për reflektim të gjatë. Më në fund do i kuptoni edhe gabimet që keni bërë dhe së bashku me partnerin do bëni përpjekje për ta përmirësuar situatën. Ju beqarët do entuziazmoheni pafund nga ftesat që do merrni dhe do ndiheni gati të hidhni edhe hapa. Në punë, nëse jeni në një post prej disa kohësh, do ju ndodhin gjëra shumë të mira. Shefat e kanë vlerësuar gjithçka që keni bërë dhe kanë menduar t’iu surprizojnë. Sektori i financave nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme kështu që bëni kujdes.

Gaforrja

Diellin dhe Uranin do i keni në krah gjatë gjithë kësaj site dhe ato do ua bëjnë çdo çast fantastik. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë aq e bukur saqë ndonjëherë as nuk do e besoni se jeni në realitet. Rrahjet e zemrës do shumëfishohen dhe buzëqeshja do jetë vezulluese. Ju beqarët, pas mesditës do mund të takoni persona vërtet interesantë. Në punë duhet t’i mbroni me ngulm idetë tuaja nëse jeni të bindur që ato janë të mira. Mund t’iu jepet drita jeshile për të vepruar dhe do i arrini të gjitha objektivat. Në planin financiar do jeni shumë këmbëngulës. Do i zgjidhni të gjitha problemet dhe situata do stabilizohet menjëherë.

Luani

Nëse doni që gjërat t’iu ecin sa më mirë gjatë kësaj dite, duhet të jeni të kujdesshëm me çdo gjë. Ju të dashuruarit duhet të jeni vigjilentë dhe të kujdeseni sa më shumë për lidhjen tuaj. Personat e tretë nuk duhet t’i lejoni në asnjë moment të ndërhyjnë sepse mund t’ua prishin shpejt harmoninë. Ju beqarët duhet të jeni më të duruar dhe keni për të gjetur fiks atë që keni ëndërruar gjithmonë. Në punë do jeni të pandalshëm dhe do i arrini edhe kolegët. Nuk do ndiheni më të mërzitur si disa ditë më parë. Marsi do jetë planeti që do ju motivojë në planin financiar dhe do ju bëjë shumë të kujdesshëm në çdo hap që do hidhni.

Virgjëresha

Do ndiheni pafundësisht të lumtur gjatë kësaj dite dhe liria që keni do ju bëjë të ndiheni me krahë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e këndshme. Yjet do jenë të pozicionuar mirë dhe do e favorizojnë lidhjen në çdo moment. Ju beqarët do jeni shumë të fokusuar tek puna dhe do ju shpëtojnë disa mundësi të shkëlqyera. Në punë duhet t’i shtoni dozat e imagjinatës dhe pse jo të provoni të bëni diçka më ndryshe nga zakonisht. Me financat do merreni shumë më seriozisht nga më parë dhe do e mbani gjithë kohës situatën të stabilizuar.

Peshorja

Optimizmi do ju shoqërojë gjatë gjithë kësaj dite dhe do i shihni gjërat ndryshe nga më parë. Ambienti yjor do bëjë që marrëdhënia me partneri të jetë shumë më e ngrohtë. Edhe nëse keni pasur së fundmi debate të forta do ju rikthehet më në fund buzëqeshja. Ju beqarët do jeni më të logjikshëm dhe do dini gjithmonë si të joshin. Pritet edhe ndonjë surprize për ju. Në punë mund të filloni projekte të reja dhe mund të bashkëpunoni me kolegët për disa gjëra. Shkëmbimi i ideve dhe përvojave do jetë shumë i vlefshëm. Me shpenzimet tregohuni më të kujdesshëm sepse vetëm ashtu gjendja do mbetet e kënaqshme.

Akrepi

Nëse doni që gjërat të bëhen më të bukura gjatë kësaj dite, duhet ta merrni gjithçka me optimizëm. Mos mendoni asnjë moment negativisht. Ju të dashuruarit duhet të bëni çmos që të ndryshoni rutinën dhe të provoni gjëra të reja. Vetëm ashtu zemra do ndihet më mirë dhe do përjetojë gëzim pafund. Ju beqarët do verboheni nga dashuria dhe mund të hidhni hapa të pamenduara mirë, të cilat do iu çojnë në zhgënjim. Në punë do iu kërkohet të merrni pjesë në disa aktivitete të reja. Pranoni pa ngurruar sepse ashtu mundet të përfitoni disa gjëra që as i kishit menduar ndonjëherë. Financat do jenë më të kënaqshme se disa ditë më parë.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do keni disa përshtypje të gabuara lidhur me disa gjëra dhe kjo gjë do ju brengosë. Për ju të dashuruarit, yjet do jenë pozicionuar mirë. Do jeni më të kujdesshëm me fjalët, më të ngrohtë dhe më shprehës të ndjenjave të bukura. Ju beqarët do keni një ditë të rëndësishme mbushur me ndryshime pozitive. Në punë bëjini me kujdes llogaritë dhe flisni para kolegëve për një ide që keni. Në këtë mënyrë mundet të përfitoni edhe postin e dëshiruar. Financat nuk do jenë shumë të mira prandaj është mirë të mos bëni investime të tejskajshme. Mbani disa para mënjanë për çdo rast të papritur.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do merrni në dorë fatin e jetës tuaj dhe do dini si të veproni në çdo rast. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e ngrohtë dhe e bukur. Çdo çast do jetë i begatë dhe buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë moment nga fytyra. Ju beqarët do jeni të paqëndrueshëm në mendime dhe nuk do e dini as vetë çfarë hapash të hidhni. Në punë ka ardhur momenti të shpalosni planet që keni bërë dhe t’iu tregoni gjithçka eprorëve. Nëse atyre iu pëlqen mund të fitoni detyrën e ëndrrave. Me shpenzimet mirë është të mos spekuloni sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit atëherë kur nuk do e prisni.

Ujori

E mira është që sot të mos mendoni shumë gjatë para se të merrni vendime sepse do e gjeni ndonjë detaj të vogël që do ju stepë. Mos u fiksoni pas gjerave elementare sot ju te dashuruarit sepse ashtu nuk do mund te jeni kurrë plotësisht te qete. Mundohuni te shihni tërësinë dhe te mundoheni te jeni te lumtur. Beqaret nuk duhet te abuzojnë me joshjen sepse mund te krijojnë një përshtypje shume te keqe për veten. Në punë shprehni çdo mendim dhe ide që do keni pa pasur frikë. Në fund të fundit shefat presin pikërisht që ju të ndërmerrni iniciativa. Situata financiare do ketë goxha probleme kështu që nëse nuk doni të rrënoheni plotësisht, hiqni dorë nga çdo shpenzim.

Peshqit

Sot nuk do zgjoheni me pozitivizëm dhe në disa momente nuk do keni aspak dëshirë të bëni diçka. Nëse keni një lidhje do refuzoni të bëni lëshime ndaj partnerit tuaj dhe kjo shpesh do e përkeqësoje atmosferën në çift. Për shumë gjëra do keni debate të forta dhe mund të vendosni edhe për një ndarje të përkohshme. Nëse jeni beqarë do mund të realizoni një takim fiks ashtu si e kishit ëndërruar. Në punë do jeni goxha profesionistë dhe pa u munduar shumë do ju realizohen objektivat. Fati që yjet janë me ju sepse pa ta do mbeteshin në një vend. Në planin financiar do jeni mjaft realistë dhe do arrini ta menaxhoni për mrekulli buxhetin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT