9.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Rama mbërrin në protestën e banorëve të 5 Majit, fut në Kuvend 3 prej tyre: Përveç nënës, kush do të vijë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në protestën e banorëve të 5 Majit, që u janë shembur banesat, të cilët prej një ore po protestonin para Kuvendit.

Teksa shumë prej tyre ishin duke thirrur ‘kriminel’ ndaj tij, Rama ftoi në takim brenda Kuvendit, disa prej përfaqësuesve, 3 gra, të cilat po i pyeste nëse shtëpitë e tyre ishin apo jo me leje.

“Përveç teje kush do të vijë me mua, nuk vijnë dot 100 veta, do të vini 3 veta, përveç nënes kush do të vijë me mua, zotëria të shkojë dhe të bëjë propagandë në televizor”, tha Rama.

Përzgjedhja e vetëm 3 banorëve për takimin me Ramës, është pritur me pakënaqësi nga pjesa tjetër e të pranishmëve, të cilët thanë se ndiheshin të përjashtuar.

Pjesë e banorëve të mbetur jashtë, pretendojnë se qytetarët që u futën në takim me Ramën, përfaqësojnë vetëm zonën e 5 Majit në Tiranë, dhe jo zonat e tjera, ku po ashtu po shemben banesa.

Kjo skenë nuk është e re për Edi Ramën, pasi ngjashëm kryeministrinka vepruar dhe me përfaqësues të fermerëve dhe personave me aftësi të kufizuara në lëvizje.

Banorët kërkuan që të ishin të gjithë në takim me Ramën, por kjo u refuzua në mënyrë kategorike nga kryeministri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...