11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Shtyrja e afateve të vetingut, Basha:Do miratohen dy komisionet sot, do ketë dhe referendum popullor

Pas përfundimit të mbledhjes me grupin e tij, kryedemokrati Lulzim Basha tha në një deklaratë për mediat se vota pro u dha për hir të procesit të integrimit të vendit në BE.

Basha theksoi se sot Kuvendi do të miratojë ngritjen e dy komisioneve, atë të reformës zgjedhore dhe territorial, si prioritetet e kahershme të Partisë Demokratike.

I pyetur se nëse ra dakort me mazhorancën për votimin pro, Basha nuk la vend për spekulime duke theksuar se e gjitha është që procesi të ecë para pasi paketa kushtetuese mbështetet dhe nga aleatët ndërkombëtarë.

Kryedemokrati tha ndër të tjera se kjo nuk është vetëm vendimarrje politike por edhe nisja e referendumeve popullore, lokale dhe të përgjithshme.

Kujtojmë se nga ana tjetër grupi i Berishës e ka shprehur hapur në daljet e tyre votën kundër shtyrjes së afateve për mandatin e organeve të vettingut.

Basha: Ka pasur devijime dhe ngecje, Edi Rama, Berisha dhe Meta kanë bërë që vettingu të shkojë ne drejtim te paditur.

Edhe anëtarë të komisioneve të korruptuar dhe të pezulluar, sërish ka vetëm një shans që politikanët të shkojnë në burg një nga një dhe kriminelët të mos jenë më në parlament dhe bashki.

Kjo nuk është drejtësia që duam por do ishte akoma më keq nëse ky process do mbetej në mes. Prandaj për hir të integrimit të vendit do bëjmë gjithcka, të korrigjohet dhe tu hidhen prangat cdo qytetari që shkel ligjin, jo vetëm gjynafqarëve por edhe pushtetarëve.

Sot Kuvendi do të kalojë edhe miratimin e dy komisiooneve të rëndësishme që janë prioritete kombëtare, për reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

Edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme një shqetësim ka qenë reforma territoriale. Vetingu politik, ndalimi që kryeministri të ketë më shumë se dy mandate, një sistem i pastër mazhoritar, pjesë e paketës kushtetuese që nuk mund të ndodhte në kushtet kur erdhi kërkesa sepse ajo kishte disa afate.

Në bashkëpunim me shoqërinë dhe organet ligjvënëse, sipërmarrjet, mediat, ndryshimet kushtetuese kërkojnë dialog dhe përfshirje të madhe. Jo vetëm vendimarrje politike por edhe referendum popullore, lokale dhe të përgjithshme.

PS sot donte që vettingu ti kalonte KLP-së dhe KLGJ-së, që kontrollohen nga Rama dhe Agaçi.

Ka një monitorim ndërkombëtar, këtu nuk ka lajm! Sot me ndihmën e partnerëve, Soreca dhe Kim në vecanti, BE, SHBA, sepse kanë një pakt me PD dhe mbështeten prej tyre.

Me drejtësi në politikë, kundër krimit të organizuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...