28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Berisha debat me Salianjin/ Ish-kryeministri: “Ligjet u votuan pa PD, në shkelje të marrëveshjes që kishim për t’i votuar bashkarisht”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka debatuar ashpër me deputetin e PD, Ervin Salianji, lidhur me votimin e zgjatjes së afatit të organeve të Vettingut.

Berisha ka akuzuar PD-në dhe kryetarin e saj, Lulzim Basha, se ka bërë marrëveshje me Ramën për votimin pro zgjatjes së afatit të Vettingut, ndërsa Salianji i është kthyer duke i thënë se është pikërisht ish-kryeministri përgjegjësi kryesor për kapjen e drejtësisë nga kryeministri aktual.

Ja e kam këtu, projekti i vetingut është një projekt mafioz ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Ramës kanë marrë peng ekspertët e BE, bashkëkomplotistët e tu janë dekonspiruar i pret gjykimi në institucionet ndërkombëtare”– ishte fjala e Bashës qe kishte shkeputur ish kryeministri, ndërkohë që Berisha vijoi duke thënë se në atë kohë PD ka qenë pro procesit të vetingut dhe për miratimin e 7 ligjeve me konsensus.

Po kemi qenë për vetingun ne e jemi për vetingun, por jo për armë gjahu, e që ta dish ti, jo nuk e di, e di por të intereson gjysma e pengut e gjysma e Bravës.

Ka qenë marrëveshje që 7 ligjet organike do votoheshin me konsensus. Unë po flas për PD në atë periudhë sot PD është kundër, është opozita e vërtetë e jo ju që votoni urdhëro ja deklarata e tij, e sot bëni sikur s’jeni më ata.

Ligjet u votuan pa PD, në shkelje të marrëveshjes që kishim për t’i votuar bashkarisht, por tani pasi ua fusin ato në …e kuptoni vetë e dridhni e më thoni ju këtu. Jo zotëri

A po flas për zërin e qytetarëve? A e dini ju zonjë se vetëm 24% e shqiptarëve i beosjnë reformës sot? A e dini ju zonjë se sot vetëm 7% e atyre që nuk votojnë besojnë pseudo-reformën e Soros dhe Ramës? A e dini ju se reforma është një nga shkaqet e spastrimit etnik të Shqipërisë? Nëse keni vendosur ta votoni, ndërprisni diskutimet dhe votoheni, por mos përdorni mikrofonët për mashtrim. Historia nuk do ju fal kurrë., tha Berisha.

Kjo deklaratë e Berishës erdhi si replikë me deputetin Ervin Salianji i cili tha se “nëse ka përgjegjës për kapjen e drejtësisë nga Rama aq sa e ka kapur, është nga parafolësi”, duke iu referuar Berishës.

“Nëse do të kishim mundësi për ta ndërprerë votimin dhe për ta rikthyer reformën në drejtësi edhe mund të isha një nga ata që do votoja. Nëse ka dikush që duhet të jetë përgjegjës në këtë sallë për dështimin e reformës në drejtësi, jo vetën që nuk kemi qenë ne për ta votuar, por përgjegjës drejtpërdrejtë për çdo centimetër qe kontrollon Rama të reformës në drejtësi duhet gjetur te ju pjesë që e ka votuar me 140 vota dhe ka zgjedhur gjysmat e komisionerëve të vetingut dhe një pjesë e deputetëve janë aty duke thënë që kjo i shërben Ramës.

Edi Ramës i shërben që të thuash që të mos ketë ONM sot asnjë akses të mos kenë SHBA sot asnjë akses, të mos ketë BE akses, e ta luftojmë Ramën me mullinjtë e erës?

Cila na qenka kjo arsye madhore dhe interesi i PD kur asnjë gjë në këtë vend e as nga PD s’është bërë pa mbështetjen e SHBA?

Po ka probleme drejtësia sot, nëse ka përgjegjës për kapjen e drejtësisë nga Rama aq sa e ka kapur, është nga parafolësi”, tha Salianji.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...